Shqipëria
Punësimi sezonal në Gjermani, gjithnjë e më i kërkuar
Punësimi sezonal jashtë vendit po bëhet çdo vit e më i kërkuar nga qytetarët shqiptarë, veçanërisht drejt Gjermanisë
Studentët, por edhe punëtorët e pakualifikuar, po shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen përmes programeve të punësimit afatshkurtër, ndërkohë që kërkesa për fuqi punëtore nga vendet e Bashkimit Evropian është në rritje. Por a po shihet si mundësi për t’u transferuar përfundimisht drejt vendeve emigruese?
Hygerta Aruçi Specialiste e të Drejtave të të huajve
“Punësimi sezonal ka dy kategori. E para është punësimi sezonal i studentëve të cilët kanë hapësirën tre mujore për të ardhur gjatë periudhës së studimeve në Gjermani, dhe punësimi i dytë është punësimi i shkurtuar, kur një individi i jepet mundësia vetëm për një masë të caktuar kohore, pra që në maksimum mund të jetë 8 mujore dhe të dyja palët e kanë të pamundur që të përfitojnë një vizë ose leje qëndrimi direkte nga Gjermania. Pra vijnë vetëm me synimin e punësimit sezonal në Gjermani. Të gjitha rastet e para deri tani, kanë qenë të suksesshme, pas njohjes me Gjermaninë, me sistemin dhe me kulturën gjermane, të gjithë ato kanë qenë aplikant përsëri në ambasadën gjermane në Tiranë, duke u pajisur me një vizë pune, ose në kategori të tjera të ndryshme, dhe duke përfituar kështu mundësinë e ardhjes dhe integrimit dhe bërjes pjesë e emigrimit në Gjermani.”
Por nga viti në vit, kërkesat për të emigruar janë shtuar, nga ana tjetër edhe shteti Gjerman ka shtuar kuotat për punonjës. Sipas Aruçit, këtë vit kanë arritur në 50 mijë kuota për fuqi punëtore nga Ballkani Perëndimor, raporton Scan, transmeton albinfo.ch.
“Gjithmonë kemi një rritje. Gjithashtu kjo vërehet edhe në pjesën e aspektit të hapjes së kuotave. Flasim nga viti në vit, në vitin e kaluar ne kishim 25 mijë kuota vetëm për individët e pakualifikuar, dhe në vitin që jemi aktual flaism për një numër prej 50 mijë kuotash. Gjermani momentalisht është në një nevojë urgjente për fuqi punëtore kryesisht të pakualifikuar por jo vetëm dhe absolutisht edhe politikat e migracionit janë totalisht favorizuese për të bërë të mundur emigrimin dhe ardhjen sa më të shpejtë të individëve që dëshirojnë të vijnë. Sidomos nga Ballkani Perëndimor”.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












