Lajme
Pagat e pilotëve në Evropë, Zvicra kryeson me mbi 113 mijë euro në vit
Këto janë pagat e pilotëve në Evropë, ja sa fitojnë
Para pak ditëve, linja ajrore kombëtare e Zvicrës, SWISS, ka njoftuar se do të anulojë rreth 1,400 fluturime deri në tetor, si pasojë e mungesës së vazhdueshme të pilotëve. Ky zhvillim ka rikthyer vëmendjen te një prej profesionëve më të kërkuar dhe më të shtrenjtë për t’u ndjekur në Evropë, transmeton albinfo.ch.
Të bëhesh pilot: ëndërr me kosto të lartë
Të bëhesh pilot është një aspiratë për shumë njerëz, por rruga drejt kabinës së avionit mbetet e kushtueshme.
Sipas të dhënave të SWISS, çmimi i trajnimit për një pilot mund të arrijë deri në 150,000 euro, varësisht nga programi dhe vendi i licencimit.
Pagat variojnë ndjeshëm sipas përvojës dhe vendit
Sipas Institutit të Kërkimeve Ekonomike ERI, pagat e pilotëve të linjave ajrore në Evropë ndryshojnë ndjeshëm në varësi të përvojës dhe vendit të punës.
Pilotët me më shumë se tetë vjet përvojë fitojnë mesatarisht 60–80% më shumë se ata në fillim të karrierës. Në disa raste, diferenca mund të jetë më shumë se trefishi.
Në Mbretërinë e Bashkuar, paga bruto vjetore për pilotët e nivelit fillestar është rreth 54,283 euro (47,000 £), ndërsa për pilotët me përvojë të gjatë arrin në 173,243 euro (150,000 £), sipas Shërbimit Kombëtar Britanik të Karrierave.
Zvicra në krye të renditjes evropiane
Sipas analizave të ERI, Zvicra kryeson listën me pagë mesatare vjetore bruto prej 113,672 euro, duke e bërë këtë profesion një ndër më të paguarit në vend.
Në fund të renditjes gjendet Rumania, ku paga mesatare për pilotët është rreth 32,299 euro në vit.
Pilotët ndër profesionet më të paguara në Evropë
Në shumë vende evropiane, pilotët renditen në mesin e profesioneve më të paguara:
• Francë – Pilotët renditen të pestët me pagë mesatare 9,300 euro në muaj.
• Gjermani – Pilotët që mbajnë role të ndërlikuara fitojnë deri në 28,096 euro në muaj, ndërsa mesatarja për profesionin është 12,566 euro.
• Mbretëria e Bashkuar – Pilotët dhe kontrollorët e trafikut ajror kanë të ardhura mesatare 92,785 euro në vit.
• Danimarkë – Pilotët fitojnë rreth 13,523 euro në muaj, duke u renditur si profesioni i shtatë më i paguar në vend.
Profesion prestigjioz, por me mungesë të theksuar kuadrosh
Pavarësisht pagave të larta, mungesa e pilotëve po ndjehet në shumë vende të Evropës. Shembulli i SWISS-it tregon se kompanitë ajrore po përballen me sfida për të gjetur personel të kualifikuar, duke reflektuar presione të reja në industrinë e aviacionit pas pandemisë dhe rritjes së kërkesës për udhëtime ajrore. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër Sipas një ankete, 48% e zviceranëve mbështesin iniciativën e UDC-së për të kufizuar imigracionin, 11% janë... -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip














