Lajme
E reja nga Kosova humb jetën tragjikisht në Gjermani
Aksident fatal në Gjermani
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 tetor në Gjermani, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën e reja nga Kosova, J.K, transmeton albinfo.ch.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar organet e policisë gjermane dhe familjarët e të ndjerës, të cilët kanë bërë të ditur se trupi i saj tashmë është sjellë në Kosovë.
Sipas njoftimit të familjes, sot pritet t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Mazgit të Obiliqit, aty ku jetonte familja e saj.
Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe në mesin e familjarëve, miqve dhe bashkëstudentëve të saj, të cilët e kanë përshkruar J.K.-në si një vajzë shembullore, me ëndrra dhe synime të mëdha për të ardhmen.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se në Gjermani tragjikisht humbi jetën mbesa ime, studente shembullore e Fakultetit Juridik. Prehu në parajsë, engjëlli i xhaxhit”, ka shkruar njëri nga të afërmit e saj në rrjetet sociale.
Autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për rrethanat e sakta të aksidentit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











