Lajme
Kamala Harris: Nuk e mbyll plotësisht derën, mund të kandidoj për presidente
Ish-zëvendës presidentja amerikane, Kamala Harris, ka lënë të kuptohet se nuk përjashton mundësinë e një gare të re për Shtëpinë e Bardhë.
Në një intervistë për BBC, Harris tha se ekziston mundësia që një ditë një grua të udhëheqë Dhomën Ovale.
“Nuk e kam mbyllur këtë kapitull. Për gjithë karrierën time kam qenë në shërbim, dhe kjo është pjesë e imja,” u shpreh ajo.
Duke paralajmëruar një mundësi për të kandiduar sërish në vitin 2028, pas humbjes ndaj Donald Trump vitin e kaluar, Harris hodhi poshtë sondazhet që e paraqesin atë si një figurë të pakënaqshme mes demokratëve për zgjedhjet e ardhshme.
“Po t’i besoja sondazheve, nuk do të kisha hyrë kurrë në garën e parë, dhe nuk do të hyja as në të dytën. Më e rëndësishmja, nuk do të isha këtu ku jam sot,” shtoi Harris, përcjell albinfo.ch.
Gjatë intervistës, ajo nuk ngurroi të kritikojë ish-presidentin Trump, të cilin e quajti “tiran,” duke theksuar se paralajmërimet e saj gjatë fushatës po konfirmohen.
Ndërsa demokratët kërkojnë përgjigje për humbjen ndaj Trump, pjesa më e madhe e kritikave është drejtuar ndaj Joe Biden për tërheqjen e tij të vonuar nga garat. Megjithatë, disa pyetje mbeten mbi mënyrën se si Harris mund të kishte drejtuar fushatën e saj dhe të kishte komunikuar më qartë prioritetet, veçanërisht çështjet ekonomike.
E-Diaspora
-
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës Ambasada e Kosovës në Austri mori pjesë në edicionin e 25-të të Garden Party, duke promovuar... -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













