Lajme
Gjermani: Ribashkimi familjar i refugjatëve lejohet vetëm në raste të jashtëzakonshme humanitare
Që nga hyrja në fuqi e rregullit të ri gjatë verës, asnjë familjar i refugjatëve nuk ka mbërritur në Gjermani përmes përjashtimit humanitar të ribashkimit familjar, raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Në fillim të këtij viti, qeveria gjermane pezulloi për dy vjet të drejtën e personave me status të mbrojtjes së kufizuar për të sjellë të afërmit e tyre në vend.
Megjithatë, u la në fuqi një klauzolë e veçantë humanitare për raste të vështira, që u jep mundësinë bashkëshortëve dhe fëmijëve të mitur të bashkohen me familjet e tyre vetëm në rrethana jashtëzakonisht emergjente.
Kjo kategori përfshin kryesisht persona me status të mbrojtjes plotësuese, të cilin e gëzojnë shpesh shtetas sirianë që nuk kualifikohen për azil të plotë. Më herët, ky grup kishte të drejtë për ribashkim të kufizuar deri në 1,000 persona në muaj.
Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, që nga 24 korriku, janë paraqitur rreth 1,500 kërkesa për raste të tilla, të cilat shqyrtohen në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe më pas dërgohen në Ministrinë e Jashtme, që merr vendimin përfundimtar.
Derisa nuk është konfirmuar nëse janë lëshuar ndonjë vizë, asnjë familjar nuk ka mbërritur ende në Gjermani mbi këtë bazë.
Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, masa synon të ulë presionin mbi sistemet e pritjes dhe integrimit, duke respektuar njëkohësisht kornizën kushtetuese dhe atë evropiane.
Megjithatë, ky vendim ka ngjallur kritika politike. Deputetja e Partisë së Majtë, Clara Binger, e akuzoi qeverinë se “po ndan familjet e refugjatëve”, duke shtuar se rregullat e brendshme janë aq kufizuese, sa që “pothuajse askush nuk mund të përfitojë nga përjashtimi humanitar”.
Sipas saj, shumë familje të tjera potencialisht të kualifikuara heqin dorë nga aplikimi për shkak të kritereve tepër të rrepta dhe kapaciteteve të kufizuara të organizatave humanitare që ndihmojnë procesin.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











