Muzikë
Dua Lipa shfaqet në billboardin “Thank God For Immigrants” në Londër
Një billboard që flet për rrënjët: Dua Lipa falënderon emigrantët në Londër
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shfaqur në një billboard gjigant në Londër me mesazhin domethënës “Thank God For Immigrants”. Billboardi ndodhet në zonën White City dhe mendohet të jetë pjesë e një fushate të organizatës Everyone Hates Elon, transmeton albinfo.ch.
29-vjeçarja, e lindur në Londër nga prindërit kosovarë Anesa dhe Dukagjin Lipa, kaloi një pjesë të fëmijërisë në Prishtinë, ku familja e saj u kthye pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Në moshën 15-vjeçare, ajo u rikthye sërish në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj muzikore.
Ky billboard shihet si një mesazh mirënjohjeje për kontributin e emigrantëve në shoqëri dhe një mënyrë për të reflektuar mbi historitë frymëzuese të artistëve që, si Dua Lipa, kanë ndërtuar karrierë ndërkombëtare duke ruajtur lidhjen me rrënjët e tyre./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot Çmimet e qumështit në Zvicër do të bien nga shkurti. Kriteret për dhurimin e gjakut do... -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv?














