Lajme
A duhet Zvicra të kufizojë apo të inkurajojë imigracionin?
Debat i ashpër në Zvicër mbi kufizimin e imigracionit dhe pasojat për ekonominë
Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka nisur nismën “Jo për 10 milionë banorë”, e cila kërkon të kufizojë rritjen e popullsisë së përhershme të Zvicrës në më pak se 10 milionë deri në vitin 2050. Sipas partisë, imigracioni i tepërt po rrezikon infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin dhe cilësinë e jetës në vend, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht, Zvicra ka rreth 9 milionë banorë, prej të cilëve 2.5 milionë janë të huaj, rreth 27% e popullsisë. SVP kërkon që qeveria federale dhe kantonet të sigurojnë “zhvillim të qëndrueshëm të popullsisë” dhe të mbrojnë burimet natyrore e sistemin social.
Deputetët e SVP, si Yvan Pahud dhe Thomas Matter, thonë se nisma nuk është kundër të gjithë emigrantëve, por synon “të ndalë imigracionin e pakontrolluar” dhe të ruajë identitetin zviceran. Ata kërkojnë imigracion të moderuar, të përshtatur me nevojat e tregut të punës.
Nga ana tjetër, ekspertët paralajmërojnë se kufizimi i imigracionit mund të dëmtojë ekonominë. Sipas Patrick Leisbach nga “Avenir Suisse”, një sistem i ngurtë do të pengonte inovacionin dhe rritjen ekonomike, si dhe do të përkeqësonte balancën demografike mes punëtorëve dhe pensionistëve.
Qeveria federale gjithashtu paralajmëron se nisma mund të izolojë Zvicrën ndërkombëtarisht dhe të krijojë probleme të reja ekonomike.
E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja Një kooperativë banimi në Lucern ka prezantuar një model të pazakontë të qirasë, ku familjet e... -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse -
Doganat gjermane e bëjnë blerjen më të lehtë për zviceranët -
Kursimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të financuar daljen në pension përtej jetëgjatësisë -
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë











