Lajme
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton kulturën dhe traditat shqiptare
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë hapi sërish dyert për publikun
Ashtu si një vit më parë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Vjenë hapi sërish dyert për banorët e lagjes 4, duke ofruar një mundësi të veçantë për t’u njohur më afër me vendin tonë, përcjell albinfo.at.
Gjatë aktivitetit, vizitorët patën rastin të njihen me historinë, zhvillimet bashkëkohore, traditat dhe mikpritjen shqiptare, si dhe me potencialin turistik dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Kjo përvojë i shtoi vizitorëve kureshtjen dhe dëshirën për ta vizituar Shqipërinë nga afër.
Kryetarja e Bashkisë së lagjes 4 të Vjenës, në territorin e së cilës ndodhet Ambasada — një zonë ku gjenden edhe shumë prej përfaqësive më të rëndësishme diplomatike në qytet, vlerësoi kontributin aktiv të ambasadës shqiptare. Ajo theksoi se “Ambasada e Shqipërisë është pa dyshim ndër më aktivet në Vjenë, me një profil të qartë kulturor e diplomatik”, duke shprehur mirënjohje për punën e saj të palodhur në promovimin e vendit tonë.
https://www.facebook.com/share/p/1D4nzujMF7/?mibextid=wwXIfr
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër











