Lajme
Katër të rinj nga Kosova nisin studimet master në Universitetin LUISS në Romë
Katër të rinj kosovarë nisin rrugëtimin akademik në Universitetin LUISS në Romë
Katër të rinj nga Kosova , Blertoni, Flakrina, Milosi dhe Adelina, kanë nisur së fundi një udhëtim të ri akademik në njërin prej universiteteve më prestigjioze në Itali, Universitetin LUISS Guido Carli në Romë, transmeton albinfo.ch.
Vetëm pak javë më parë, ata filluan studimet master në fusha të ndryshme, duke përfaqësuar me dinjitet dhe ambicie rininë kosovare në arenën ndërkombëtare.
Për ta, LUISS nuk është vetëm një universitet, por një mundësi për të ndërtuar karrierë, për të fituar dije të reja dhe për t’u bërë pjesë e një komuniteti akademik global. Të katër këta studentë po tregojnë se talenti dhe përkushtimi i të rinjve nga Kosova mund të shkëlqejnë në çdo vend.
Ndërkohë, Ambasada e Kosovës në Itali, e cila i priti studentët në Romë, ka vlerësuar lartë energjinë dhe vizionin e tyre. Në njoftimin e saj thuhet:
“Ishte kënaqësi t’i prisnim në Ambasadë. Sollën me vete pozitivitet, optimizëm, dije dhe një dëshirë të madhe për të mësuar më shumë. Krenarë dhe të lumtur për rininë tonë.”
Ky takim simbolizon jo vetëm mbështetjen institucionale për studentët kosovarë jashtë vendit, por edhe besimin se investimi në arsim është një nga rrugët më të sigurta drejt suksesit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina











