Lajme

PZAP-ja refuzon kërkesën e Partisë Demoratike për rivotim në Mitrovicë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë. ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për rivotim në Mitrovicë të Jugut.

Ankesa e PDK-së lidhej me fletëvotimet e përziera ndërmjet klasave dhe çështjes së numrit serik në fletëvotime, teksa PZAP-ja e ka cilësuar të pabazë ankesën duke thënë se ankuesi nuk ka prezantuar prova për t’i dëshmuar parregullsitë dhe se pas hetimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rezultuar që numri i të gjitha fletëvotimeve të vlefshme, të pavlefshme dhe të dëmtuara përputhet me numrin e fletëvotimeve të pranuara nga Këshilli i Vendvotimit.

Sipas arsyetimit, paneli ka thënë se kërkesa që të përsëriten zgjedhjet në të gjithë territorin e Mitrovicës janë të pathemelta, transmeton albinfo.ch.

“Nuk ka pasur cenim të integritetit të zgjedhjeve, jo pasi që nga provat e ekzistuese rezulton se ka ekzistuar vetëm gabim teknik në kodin e fletëvotimit në vendvotim, ndërsa numri serikë dhe elementet e tjera që kanë qenë të domosdoshme për sigurinë e fletëvotimit kanë ekzistuar në secilin fletëvotim, ashtu siç është përcaktuar edhe me Rregulloren Zgjedhore KQZ-së 10/2024 fletëvotimet dhe Broshurat dhe plotësim ndryshimi i kësaj Rregullore me Rregulloren nr. 01/2025”.

Tutje, PZAP ka deklaruar se nuk qëndron as pretendimi për fenomenin që njihet si “Treni Bullgar”.