Lajme
Kosovë: Dështim i votimit nga diaspora
vetëm 1.500 qytetarë kanë votuar në zgjedhjet e fundit nga diaspora shqiptare, derisa mbi 10 mijë qytetarë të komunitetit serb e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë
Në organizim të Ministrisë së Diasporës dhe Institutit “Demokraci për Zhvillim” (D4D) është mbajtur një takim me temë “Votimi jashtë Kosovës”. Aty është ngritur si shqetësim pjesëmarrja shumë e ulët e diasporës në dy palë zgjidhet e fundit në Kosovë.
Sipas Adnan Rrustemit nga KQZ-ja, vetëm 1.500 qytetarë kanë votuar në zgjedhjet e fundit nga diaspora shqiptare, derisa mbi 10 mijë qytetarë të komunitetit serb e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë, raporton televizioni Arta.
Zyrtarë të D4D thanë se modeli i votimit nga diaspora me poste është edhe një prej shkaqeve të pjesëmarrjes së ulët.
U kërkua nga të pranishmit se për pjesëmarrje masive nga diaspora duhet ketë votim fizik ose me postë elektronike
Po ashtu u tha se ka dështim shtetëror për organizimin e zgjedhjeve në diasporë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane... -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi













