Muzikë
Festa Kombëtare e Shqipërisë nderohet me aktivitete kulturore në Suedi
Mërgimtarët në Suedi kremtojnë Pavarësinë me tradita dhe kulturë
Komuniteti shqiptar në Suedi ka shënuar me krenari Festat Kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, përmes një sërë aktivitetesh kulturore të organizuara nga shoqatat shqiptare në qytete të ndryshme të vendit, transmeton albinfo.ch.
Më 29 nëntor, në Göteborg, Shoqata Arbëria organizoi një mbrëmje festive kushtuar Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë. Grupi kulturor i shoqatës solli për publikun shqiptar vallëzime tradicionale, recitime dhe numra të tjerë artistikë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe personalitete të jetës politike suedeze, përfshirë deputetin e Parlamentit të Suedisë, Arbër Gashi.
Ndërkaq, më 30 nëntor, në Stokholm, Shoqata Jehona mbajti programin e saj festiv në nderim të festivaleve të krenarisë kombëtare. Performancat përfshinë valle kombëtare, këngë polifonike dhe interpretime të tjera me motive historike dhe patriotike, duke sjellë emocione të veçanta për diasporën shqiptare.
Ambasada e Shqipërisë në Suedi iu bashkua festimeve, duke theksuar rëndësinë e përkujtimit të sakrificave të paraardhësve që ndërtuan bazat e shtetit shqiptar. I Ngarkuari me Punë, Eno Çollaku, vlerësoi punën e shoqatave në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe traditave shqiptare, si dhe në forcimin e unitetit të komunitetit në mërgatë.
Këto aktivitete dëshmojnë lidhjen e fuqishme të shqiptarëve të Suedisë me atdheun dhe përkushtimin e tyre për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore kombëtare, pavarësisht largësisë gjeografike./Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot Çmimet e qumështit në Zvicër do të bien nga shkurti. Kriteret për dhurimin e gjakut do... -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv?












