E-Diaspora
Dea Xhemaili, pjesë e jurisë në festivalin “BZM” në Slloveni
Mezosoprania nga Kosova, Dea Xhemaili është ftuar të jetë pjesë e jurisë në festivalin slloven “BZM” (Blejski Zlati Mikrofon).
Që kur ishte nxënëse e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë mezosoprania kosovare Dea Xhemaili ka qenë pjesë e festivaleve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Kështu vazhdoj edhe gjatë studimeve të saja në Akademinë e Arteve në Fakultetin e Muzikës dega solo këndim. Më paraqitjet e saja në festivale dhe marrjen e çmimeve të shumta, Dea Xhemaili është ftuar të jetë pjesë e jurisë në festivalin slloven “BZM” (Blejski Zlati Mikrofon).
Festivali i cili fillon më 14 korrik dhe zgjatë deri më datën 19 korrik do të marrin pjesë kategori të moshave të ndryshme nga mosha 4 deri në 30 vjeçe, ndërsa pjesëmarrës do të janë edhe dy nxënës nga Kosova nga grupi “Xixëllonjat”.
“Duke qenë se gjatë pjesëmarrjeve të mia në festival, jam munduar te jap maksimumin nga vetja dhe gjithmonë prezantimet e mia kanë qenë para jurive shumë profesionale ku në fund mundi im është shpërblyer me çmime të para, sfidën kryesore të vetja e shoh të përzgjidhet më i miri në këtë garë, duke shtuar këtu dhe besimin që më është dhënë nga njerëz profesional të festivaleve.”, ka thënë për “albinfo.ch”, Dea Xhemaili.
Studentja e vitit të katërt në Akademinë e Arteve në Prishtinë aktualisht është e angazhuar shumë më përfundimin e studimeve ndërsa po ashtu merret edhe më fëmijë të cilët kanë talent për muzikë duke punuar me ta për t’ua zhvilluar edhe me tutje zërin.
Dea, deri më tash ka publikuar katër këngë të saj të cilata janë pritur shumë mirë edhe nga publiku. “I falënderoj të gjithë ata që kanë pëlqyer këngët e mia, mirëpo tani fokusi dhe përqendrimi im është të muzika klasike. Prioritet i imi është përfundimi i studimeve me sukses dhe projektet e radhës të cilat kanë të bëjnë më muzikën profesionale”, shprehet këngëtarja Xhemaili.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












