Kosova
Kosova zyrtarisht përfshihet nga BE-ja si vend i sigurt për azil
Bashkimi Evropian ka shpallur Kosovën dhe 7 vende të tjera si “të sigurta” për azil.
Bëhet e ditur se Këshilli ra dakord për qëndrimin e tij mbi dy pjesë të legjislacionit të BE-së që do të forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kryesore të vendit të sigurt në rregullat e azilit të BE-së.
Sipas njoftimit, këto ligje të reja të BE-së për migracionin synojnë të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive të azilit për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së.
Minsitri danez për Imigracionin dhe Integrimin, Rasmus Stoklund, ka deklaruar se është i lumtur që kanë rënë dakord për një qasje të përgjithshme për rishikimin e konceptit të ‘vendit të tretë të sigurt’, i cili u lejon shteteve anëtare të bëjnë marrëveshje me vende të treta të sigurta për përpunimin e azilit jashtë Evropës.
Sipas vendimit të Këshillit, Kosova është përfshirë si vend i sigurt i origjinës. Kjo do të thotë se aplikimet për azil nga qytetarët kosovarë mund të trajtohen në mënyrë të përshpejtuar. Vendosja e Kosovës në listë bazohet në vlerësimin se vendi ofron mbrojtje të mjaftueshme kundër persekutimit dhe shkeljeve të rënda të të drejtave themelore, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se çdo kërkesë azili nga Kosova do të refuzohet automatikisht, çdo aplikim individual mund të shqyrtohet nëse ekzistojnë arsye specifike për mbrojtje.
Në njoftim sqarohet se rregullorja e re, që rishikon konceptin e vendit të sigurt të tretë, do të zgjerojë rrethanat në të cilat një kërkesë për azil mund të refuzohet si e papranueshme.
Pos Kosovës Këshilli ra dakord që edhe këto vende duhet të përcaktohen si vende të sigurta origjine në nivel BE-je: Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia.
E-Diaspora
-
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus” Turneu në shqip do të fillojë në ora 12:00, ndërsa takimi me pjesëmarrësit do të bëhet... -
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm
Jeta në Zvicër
-
Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër Në raundin e dytë të aplikimeve janë shtuar katër kërkesa të reja, ndërsa një është tërhequr... -
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët -
1,750 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme për shkak të krizës -
Borë e madhe drejt Zvicrës – autoritetet paralajmërojnë rrezik të konsiderueshëm për të shtunën -
Lufta me Iranin rrezikon pushimet e zviceranëve në Egjipt











