Lajme
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti pas AlbGala 2025: “Sa krenari të shohësh kaq shumë shqiptarë që arrijnë majat dhe e ngrejnë lart emrin tonë në botë”
Kryetari i Lidhjes së Shqiptarëve në Botë, Nazmi Jakurti, ka reflektuar pas AlbGala 2025 mbi rolin e kësaj ngjarjeje si pasqyrë e fuqisë së diasporës shqiptare. Ai e ka vlerësuar mbrëmjen si një moment të veçantë uniteti e krenarie, duke deklaruar:
“Nderë dhe kënaqësi e veçantë të jesh pjesë e mbrëmjes AlbGala, ku çdo vit mblidhet ekselenca shqiptare e Zvicrës. Sa krenari të shohësh kaq shumë shqiptarë që arrijnë majat në fushat e tyre dhe e ngrejnë lart emrin e shqiptarëve kudo në botë!”
Në reflektimin e tij, Jakurti theksoi veçanërisht kontributin profesional të stafit të Albinfo.ch, duke vlerësuar punën e tyre si model për gazetarinë shqiptare në diasporë:
“Albinfo.ch, portali online dhe print, i themeluar nga Dr. Bashkim Iseni, sot drejtohet me shumë sukses nga Sevdail Tahiri – CEO, Blerim Shabani – Kryeredaktor, Bekim Dalipi, Luljeta Ademi si edhe nga një ekip i madh gazetarësh dhe bashkëpunëtorësh. Me profesionalizëm, paanshmëri dhe përpikëri, Albinfo.ch është ‘Zvicra që flet shqip’ dhe shembull i shkëlqyer për shumë media shqiptare në hapësirat tona etnike.”
AlbGala 2025, me praninë e personaliteteve botërore si Lorik Cana, Flaka Goranci dhe Shkëlzen Doli, si dhe me shpalljen e personaliteteve të vitit në gjashtë kategori, tregoi se diaspora shqiptare jo vetëm që arrin rezultate të jashtëzakonshme, por i shndërron ato në frymëzim kolektiv.
Mesazhi përfundimtar i Jakurtit i jep kësaj ngjarjeje një dimension më të gjerë:
“Kur shqiptarët bashkohen në vizion dhe vullnet, ata nuk arrijnë vetëm majat – ata i zgjerojnë horizontet e tyre si komunitet global.”
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë Ceremonia e AWL 2025 sjell emocion, art dhe frymëzim në Kino ARMATA... -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
U sulmua për vdekje nga pitbulli, flet nëna e 2-vjeçarit shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 Parashikimi i punësimit në Zvicër rritet... -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin -
Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord -
Qielli ndriçohet nga një meteor i ndritshëm, pamje spektakolare në Zvicër










