Lajme
Specialja dhe FAK-u mund të procedohen bashkë në Kuvend
mbledhja e kryesisë është lëshuar nga përfaqësuesit e opozitës, për shkak të pakënaqësisë ndaj mos procedimit të çështjes së Forcave të Armatosura gjatë kësaj jave
Kuvendi i Kosovës do të procedojë së shpejti çështjet me interes nacional – themelimin e Gjykatës Speciale dhe të Forcave të Armatosura. Vlerësimet u bën nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë. Mirëpo, mbledhja e kryesisë është lëshuar nga përfaqësuesit e opozitës, për shkak të pakënaqësisë ndaj mos procedimit të çështjes së Forcave të Armatosura gjatë kësaj jave.
Konjufca lëshoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me arsyetimin se është hequr nga pikat e rendit të ditës të seancës së të enjtes, ndryshimet kushtetuese që mundësojnë krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës. Për Vetëvendosjen kjo është e qëllimshme dhe është kërkesë e Listës Serbe.
“Këtu nuk kemi se çfarë të nxjerrim tjetër përveç që kjo është një çështje e qëllimshme, pra që të mos krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës. Me siguri që ka qenë në formë të kushtëzimit nga Lista Serbe që Forcat e Armatosura të Kosovës të mos trajtohen para Gjykatës Speciale”, tha Konjufca.
Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri kundërshtoi Konjufcën duke thënë se FAK-u nuk ishte pikë e rendit të ditës, por vetëm propozim që të futej në rend dite.
“Vërtetë nuk qëndrojnë ato që u thanë, që dikush në çdo gjë tenton të përfitojë politikisht sepse nuk përfitohet asi soji politikisht. Nuk mund të shkohet në Kuvend për diçka që paraprakisht mund ta dish që s’do ta marr votën e nevojshme – këto i thotë Kushtetuta e Kosovës. Aty thuhet se janë të nevojshme votat e dyfishta edhe nga minoritetet, prandaj duhet të bëhen përpjekje që të arrihet ky konsensus ose kjo marrëveshje”, ka thënë Beqiri.
Kërkesa që doli nga përfaqësuesi i Listës Serbe në Kryesinë e Kuvendit nuk ishte për bllokim të jetës institucionale, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci. Ai shtoi se ata kërkuan kohë shtesë dhe dokumente rreth projektligjit. Duke komentuar deklaratat e Konjufcës, Grabovci tha se “është mirë që për herë të parë opozita po mbështet diçka që është me interes nacional”.
Vet, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se shumë shpejt amendamentet për Forcat e Armatosura të Kosovës dhe Gjykatën Speciale do të procedohen në Kuvend.
“Unë besoj se shumë shpejt do të kemi procedim qoftë të Gjykatës Speciale qoftë të Forcave të Armatosura të Kosovës, do të kryhen shpejt. FAK-u është prioritet i yni nacional në kuadër të obligimeve shtetërore që i kemi në të njëjtën kohë edhe Gjykata e paraqitur si obligim ndërkombëtar është pjesë e shtetësisë sonë dhe e forcimit të saj”, tha Veseli.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të mërkurën seancën e javës së kaluar, derisa të enjten do të mbahet seanca tjetër e radhës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












