Feja
Wesley Clark flet për ISIS-in
Clark: Ekziston njëfarë dileme për ISIS-in. Këtë lloj hutimi nuk do të duhej ta lëmë të ekzistojë më tej. (…) ISIS u fillua dhe u finacua nga miqtë dhe aleatët tanë (me gjasë mendon në Israelin dhe Arabinë Saudite me qëllim të luftimi të Iranit më vonë- përkthyesi), sepse njerëzit në regjion do t’ju thonin: Nëse ju duhet dikush që e lufton deri në vdekje hisbollahun nuk mund të vendosni ndonjë pllakat dhe t’ju thoni atyre: »Anëtarësohunu tek ne » apo « ne po e krijojmë një botë më të mirë ». Në vend të kësaj ata përdorën zellin fetar.
Intervistuesja : Po Ju dëgjoj se si po e trajtoni Sirinë në mënyrë nebuloze. Unë mendoj se Ju keni qenë shumë i vendosur për ta shkatërruar ISIS-in. Për mua nuk është kurrfarë ngatërrimi poqëse ISIS-i do të fshihej nga Siria, qoftë edhe bashkë me Asadin, sepse do të duhej që të ketë plan për gjërat ?
Clark : Por, disa gjëra nuk mund të planifikohen aq qartë, sepse ke të bësh me çështje politike. Dhe njëra nga këto është : a mund ta ndalësh Rusinë në përkrahjen e saj Asadit ? Si do të mund të bëhej kjo ? Tashpërtash me rusët kemi të bëjmë në Ukrainë, ku ata nuk janë aq të dobishëm. Në të vëtetë, nga këndvëshrimi i Putinit loja duket plotësisht ndryshe. Ai thotë, pasi që ne ju duhemi amerikanëve për të ndihmuar në Iran, dhe pasi ata nuk kanë trupa tokësorë në Siri, ata varen prej nesh. Për këtë arsye ne mund ta vazhdojmë edhe më tej me Ukrainën dhe amerikanët nuk do të na ndalin, sepse ata kanë frikë se do ta humbin kooperimin tonë diku në ndonjë pjesë tjetër të botës. Pra, ai luan në këtë mënyrë. Është vështirë prandaj dhe për këtë arsye edhe nuk mund të planifikohet çdo gjë paraprakisht në mënyrë lineare.
Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gërguri
E-Diaspora
-
Dekreti i Presidentes dhe interpretimi i neneve 82 dhe 86 lidhur me shpërndarjen e Kuvendit Ky opinion juridik paraqet një analizë të shkurtër lidhur me përcaktimin e momentit kur konsiderohet se... -
“Gratë dhe dhuna në familje e shoqëri” në fokus të tryezës diskutimi në Cyrih me rastin e 8 Marsit -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Suedi
Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Kuizin e Diturisë 2026 në Laholm, Suedi -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit
Jeta në Zvicër
-
Dyshimtari shqiptar: Ai i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes Të martën në mbrëmje shpërtheu një zjarr në një autobus postar në Kerzers, duke rezultuar me... -
Zvicër
Dyshohet për akt të qëllimshëm, 6 viktima nga zjarri në një autobus në Kerzers -
Kerzers: Dëshmitarët thonë se “një person ka përdorur qëllimisht një pajisje ndezëse” -
Guy Parmelin i tronditur nga zjarri në Chiètres -
Zvicër: Policia dyshon për veprim të qëllimshëm pas zjarrit në autobus në Chiètres












