Lajme
46 viktima të trafikut për 6 muaj
Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2015 janë shënuar 41 aksidente me fatalitet që lanë të vdekur 46 persona, duke shënuar rënie krahasuar me vitin paraprak, kur kanë vdekur 63 persona
Nga janari deri në qershor 2015 janë shënuar 41 aksidente me fatalitet, ndërsa periduha e njëjtë e vitit 2014 shënonte 12 aksidente më shumë gjegjësisht 63 të vdekur. Sipas PK-së, shkaktarë kryesorë të këtyre aksidenteve mbesin shpejtësia dhe mos-respektimi i shenjave të komunikacionit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë për KosovaPress se, krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit ka 26.98 për qind më pak persona që kanë humbur jetën në aksidente rrugore. Kelani tregon për shkaqet kryesore që qojnë deri tek aksidentet me fatalitet. Sipas tij, kryesoret janë shpejtësia dhe mos-respektimi i rregullave në trafik.
Megjithatë, numri i aksidenteve në komunikacion rrugor vazhdon të jetë shqetësues në Kosovë.
Në Klinikën Emergjentë në QKUK këtë gjashtë-mujor ka rritje të numrit te të lënduarve në aksidente rrugore, ndërsa ka rënie të të vdekurve.
Shefi i Emergjencës, Basri Lenjani thotë për KosovaPress se në periudhën janar-qershor 2015 janë 2995 persona që kanë marrë lëndime në aksidente rrugore, derisa të vdekur në klinikë kanë mbetur 6.
“Në Klinikën Emergjente, ndihmë emergjente mjekësore kanë kërkuar 2995 të lënduar si pasojë e ndeshjeve të cilat lëndime kanë ndodhur në aksident komunikacioni. Dhe numri gjithëmbarshëm identifikohet me 6 të vdekur në klinikën tonë gjithsej do me thënë për periudhën gjashtë mujore duke i bërë krahasimet me vitin e kaluar kemi rritje të numrit të lënduarve në aksidente ndërsa kemi zvogëlim të numrit të vdekur në aksidente në komunikacion”, tha Lenjani.
Numri përgjithshëm i aksidenteve në komunikacion gjatë vitit 2013 në Kosovë ishte 19 mijë 954 prej tyre me fatalitet 104 aksidente, me 119 të vdekur dhe të lënduar 9817 persona. Në 2014 numri i përgjithshëm ishte 16 mijë e 300 me fatalitet, 111 aksidente me të vdekur, të lënduar 9713. Krahasuar me dy vitet paraprake në vitin 2015 janë 7376, me fatalitet 41, të vdekur 46 , të lënduar 4207.
Nga kjo del që për tre vite kanë humbur jetën 276 qytetarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










