Lajme
Dimri mbërthen Evropën, kaos në trafik nga bora dhe ngricat
Dimri i ashpër përfshin Evropën, bora dhe ngricat paralizojnë qarkullimin
Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat e ulëta me ngrica kanë shkaktuar kaos në qarkullimin ajror dhe rrugor në disa vende të Evropës, duke paralizuar transportin dhe duke vështirësuar jetën e përditshme të qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Në Holandë, situata paraqitet veçanërisht problematike. Në aeroportin e Amsterdamit Schiphol janë anuluar mbi 700 fluturime gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa më shumë se 1.000 pasagjerë janë detyruar të kalojnë natën në aeroport, duke fjetur në dyshekë palosës. Autoritetet aeroportuale kanë bërë të ditur se kushtet e pafavorshme atmosferike, të shoqëruara me erëra të forta, pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Po ashtu, qarkullimi hekurudhor në vend është prekur nga anulime dhe vonesa të shumta, si pasojë e reshjeve të borës.
Probleme të mëdha janë shënuar edhe në Francë. Në Paris, shërbimi urban i autobusëve u ndërpre përkohësisht në të gjithë qytetin, ndërsa pezullime dhe vonesa u raportuan edhe në qarkullimin e tramvajeve, metrosë dhe trenave rajonalë. Aeroportet e kryeqytetit francez kanë reduktuar fluturimet, për shkak të kushteve të rënda të motit. Mediat franceze raportojnë se rrallëherë vitet e fundit bora ka qëndruar kaq gjatë në Paris. Vështirësi të ngjashme janë regjistruar edhe në veri të vendit, përfshirë qytetin Lille. Sipas gazetës Le Parisien, në të gjithë Francën janë shënuar pengesa në autostrada në një gjatësi prej rreth 1.650 kilometrash, ndërsa si pasojë e aksidenteve rrugore kanë humbur jetën pesë persona.
Ndërkohë, Gjermania pritet të përballet me një përkeqësim të mëtejshëm të motit në ditët në vijim. Shërbimi Sinoptik Gjerman (DWD) ka paralajmëruar një valë më intensive reshjesh bore deri të premten, e cila më pas do të zhvendoset drejt Evropës Qendrore, duke sjellë borë dhe akull. Meteorologët parashikojnë se të premten, më 9 janar 2026, në veri dhe lindje të vendit pritet një stuhi me erëra të forta nga lindja, e shoqëruar me ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore.
Autoritetet në vendet e prekura u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal në qarkullim dhe ndjekje të njoftimeve zyrtare, pasi kushtet e vështira dimërore pritet të vazhdojnë.
E-Diaspora
-
44 grabitje dhe mbi 1 milion paund dëme, goditet banda shqiptare në Britani Kapet banda shqiptare në Britani,grabitën çanta dhe ora me vlerë mbi 1 mln paund... -
Gjermani
Lexim letrar në Köln, Jehona Kicaj prezanton romanin “ë” -
Në Merdarë, 40 minuta pritje për të dal nga Kosova -
Punëtori shqiptar nga ky shtet humb jetën në një aksident pune -
Forbes Swiss: Esat Likaj, nga zero në maja të suksesit
Jeta në Zvicër
-
Shtatë fakte dhe histori rreth Stacionit Qendror të Cyrihut Rreth gjysmë milioni pasagjerë udhëtojnë çdo ditë në Zurich HB. Pothuajse të gjithë e njohin këtë... -
A ka Zvicra energji të mjaftueshme për qendrat e të dhënave? -
SWISS anulon më shumë fluturime për shkak të kushteve të motit -
Shefi i lokalit në Crans-Montana konfirmoi se dalja emergjente ishte e mbyllur -
Forbes Swiss: Esat Likaj, nga zero në maja të suksesit












