Lajme
Parmelin: Viti 2026 duhej të ishte i gëzuar, por një natë tragjike e shkatërroi
Guy Parmelin mban fjalim në ceremoninë përkujtimore në Crans-Montana
Presidenti Federal i Zvicrës, Guy Parmelin, mori sot fjalën në ceremoninë përkujtimore që po mbahet në Crans-Montana për viktimat e tragjedisë së zjarrit. Në fjalimin e tij, Parmelin theksoi se ngjarja e rëndë e ka kthyer gjithë Zvicrën në një familje në zi, shkruan albinfo.ch.
Ai u shpreh se mendimet e tij janë me të gjithë të prekurit dhe familjet e viktimave, duke nënvizuar se vendi përkulet me respekt për ata që humbën jetën dhe qëndron pranë të plagosurve në rrugën e tyre të gjatë të rimëkëmbjes. Parmelin shtoi se kujtimet e kësaj tragjedie tashmë lidhen me fytyrat e 156 viktimave dhe të plagosurve.
Presidenti Federal theksoi gjithashtu se zbardhja e plotë e së vërtetës është një imperativ moral dhe një detyrë e shtetit. Duke përdorur një metaforë prekëse, ai tha se viktimat, të cilat humbën jetën në një bar të emëruar sipas një yjësie, do të vazhdojnë të “shkëlqejnë në kujtimet tona”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë Gjermania po arrin gjithnjë e më shumë të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, por sfida... -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera
Jeta në Zvicër
-
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit Rritja krahasuar me vitin e kaluar ishte 296 raste, ose 14.2 për qind, siç njoftoi të... -
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër -
Zvicra ka më pak viktima nga të nxehtit se vendet fqinje – por për sa kohë? -
Bllokimet në autostradat zvicerane u rritën ndjeshëm në vitin 2025 -
Ministri zviceran: Vala e të nxehtit është pasojë e ndryshimeve klimatike












