Kosova
Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë publikon raportin e fundit nga reshjet dhe intervenimet
Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë ka publikuar raportin e fundit për situatën nga reshjet atmosferike gjatë orëve 22:00 – 08:00 të datës 11.01.2026, duke bërë të ditur gjendjen e rrugëve, lumenjve dhe ndërhyrjet emergjente në të gjithë territorin e Kosovës.
Sipas raportit, Prishtina ka pasur vërshime në rrugën e Çagllavicës dhe në nënkalimet për Obiliq, kryesisht si pasojë e kanalizimeve të bllokuara.
Në Fushë Kosovë, u raportuan vërshime në fshatrat Lismir, Kuzmin dhe Sllatinë e Madhe. Ndërkohë, rajoni i Mitrovicës kishte situatë kritike në lagjen “2 Korriku”, ku rreziku i daljes së lumit Sitnica nga shtrati ishte i mesëm.
Operacioni parandalues për këtë zonë përfundoi me sukses, duke vendosur rreth 200 metra mur mbrojtës me thasë zalli, me pjesëmarrjen e AME, NJPZSH Mitrovicë Jugore dhe Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket rajonit të Ferizajt, u raportuan pesë raste vërshimesh në fshatrat Prelez, Mohoc, Tërrnë dhe Balaj, ku dy të moshuar u evakuuan nga zona e rrezikut. Pompat janë aktive për të parandaluar përhapjen e ujit. Në rajonet e tjera, si Lipjan, Podujevë, Shtime, Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec dhe Dragash, situata mbetet stabile dhe rrugët janë të kalueshme.
Raporti nënvizon gjithashtu se reshjet e borës që kanë filluar në shumicën e komunave kanë zbutur rrezikun nga vërshimet, ndërsa kujdesi për të evakuarit vazhdon.
Autoritetet theksuan se Qendra Operative e AME-së mbetet në gatishmëri të plotë për ndërhyrje emergjente, duke përfshirë aktivizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbështetje parandaluese.
AME apelon tek qytetarët që të respektojnë sinjalizimin dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit, sidomos në zonat e përmbytura dhe pranë lumenjve.
E-Diaspora
-
Pothuajse gjysma e votuesve kanë votuar deri në mesditë në Konsullatën e Kosovës në Cyrih Deri në orën 13:00, votën e tyre e kanë hedhur 1.007 nga 2.092 votues të regjistruar.... -
Në Berlin po vazhdon votimi fizik në Ambasadën e Kosovës -
Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih votimi po rrjedh i qetë dhe i mirorganizuar -
Zvicër
Ansambli “Trojet” do të prezantojë kulturën shqiptare në festivalin multikulturor të Kreuzlingenit -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Renditja 2026: Këto janë 10 linjat ajrore më të dobëta në Evropë Një analizë e 20 kompanive më të mëdha ajrore evropiane i vlerësoi ato sipas besueshmërisë, pagesave... -
Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih votimi po rrjedh i qetë dhe i mirorganizuar -
Zvicër
Zvicra, gjiganti i fshehur i kafesë: Eksporton më shumë se çokollata dhe djathi së bashku -
Në Bern po mbahet “Innovation & Leadership Conference 2026”, bashkon inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë














