Lajme
Kosovari hero në Zvicër, shpëton të moshuarit nga zjarri në shtëpinë e pleqve
Kosovari në Zvicër parandalon tragjedinë, shuan zjarrin në shtëpinë e pleqve (Video)
Një ndërhyrje e shpejtë dhe e guximshme e një kosovari ka parandaluar një tragjedi të mundshme në një shtëpi pleqsh në Pfäffikon (SZ), transmeton albinfo.ch.
Bëhet fjalë për Ibrahim Selimi 41 vjeçar duke përdorur një zorrë uji kopshti, arriti të shuajë zjarrin para se flakët të përhapeshin më tej.
Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 15:30 në Qendrën e Kujdesit “Roswitha”. Selimi, i cili po punonte në zonë së bashku me bashkëshorten e tij Fatlindën 38 vjeçare, vuri re flakë në një ballkon të objektit. Pa hezitim, ai reagoi menjëherë.
Fillimisht u përpoq ta shuante zjarrin me borë, por pa sukses. Më pas, i kujtohet se në automjet kishte një zorrë uji që përdoret për ujitjen e kopshtit të cilën e përdori për të shuar flakët.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij njoftoi policinë dhe paralajmëroi stafin e shtëpisë së pleqve dhe banorët për rrezikun.
Referuar Policisë Kantonale të Schwyz-it, zjarri u shua para mbërritjes së zjarrfikësve. Dy gra, të moshës 45 dhe 61 vjeç, u dërguan në spital për kontroll mjekësor për shkak të ekspozimit ndaj tymit. Fatmirësisht, nuk raportohet për pasoja serioze, transmeton tutje albinfo.ch.
Autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit, i cili dyshohet se është shkaktuar nga një cigare e ndezur. Drejtuesi i shtëpisë së pleqve falënderoi çiftin Selimi për reagimin e shpejtë dhe veprimin e matur, duke theksuar se falë tyre u shmang më e keqja.
Vetë Ibrahim Selimi nuk e quan veten hero,
“Bëra vetëm atë që ishte e nevojshme”, tha ai për Blick. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Iftar i përbashkët në Schwamendingen – Shembull i dialogut ndërfetar dhe respektit të ndërsjellë në Cyrih Të shtunën, në mbrëmjen e 28 shkurt 2026, Xhamia e Schwamendingen – Shtëpia e Paqes (Kulturzentrum... -
Lisjeta Thaqi, e para në botë në konkurrencën e femrave në paragllajd -
Turizmi i Kosovës do të promovohet në panairin “ITB Berlin 2026” në Gjermani -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Pandemitë dhe mungesa e energjisë elektrike konsiderohen rreziqet më të mëdha për Zvicrën Një analizë e re tregon se pandemitë dhe mungesat e energjisë elektrike paraqesin rreziqet më të... -
Iftar i përbashkët në Schwamendingen – Shembull i dialogut ndërfetar dhe respektit të ndërsjellë në Cyrih -
Tregu i aksioneve zvicerane pëson rënie për shkak të përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme -
Trenat zviceranë janë ende kampionë të saktësisë -
Ekonomistët parashikojnë që normat zero të interesit zvicerane do të mbeten për “vite”













