Lajme
Debat rreth pranimit të shtetasve të huaj rezidentë në policinë e Kantonit Baselland
A duhet të lejohen të huajt rezidentë në policinë e Kantonit Baselland
Në kantonin Basel-Land ka shpërthyer një debat politik lidhur me mundësinë që shtetasit e huaj me leje qëndrimi të përhershme (leje C) të lejohen të shërbejnë si oficerë policie, përcjell albinfo.ch.
Nisma është paraqitur në parlamentin kantonal nga deputetja Simone Abt e Partisë Socialdemokrate, e cila kërkon që edhe të huajt rezidentë afatgjatë të kenë të drejtën të aplikojnë për punë në policinë kantonale.
Megjithatë, kjo ide ka hasur në kundërshtime të forta nga partitë e krahut të djathtë. Martin Karrer, deputet i Partisë Popullore Zvicerane (SVP), u shpreh qartë kundër këtij propozimi, duke deklaruar se partia e tij nuk mbështet hapjen e forcës policore për persona që nuk posedojnë pasaportë zvicerane.
Nga ana tjetër, disa parti mbajnë një qëndrim më të moderuar. Alain Bai, zëdhënës i Partisë Liberale-Radikale (PLR), tha se edhe pse partia e tij është në parim kundër propozimit, ajo ka paraqitur një zgjidhje kompromisi. Sipas këtij propozimi alternativ, të huajve do t’u lejohej ndjekja e trajnimit policor, me kusht që më pas të aplikojnë për natyralizim dhe marrje të shtetësisë zvicerane.
Vlen të theksohet se kantoni fqinj Basel-Stadt ka filluar që në vitin 1996 të punësojë rezidentë të huaj me leje të përhershme në policinë e tij, praktikë që më vonë është ndjekur edhe nga disa kantone të tjera zvicerane.
E-Diaspora
-
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë Gjermania po arrin gjithnjë e më shumë të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, por sfida... -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera
Jeta në Zvicër
-
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit Rritja krahasuar me vitin e kaluar ishte 296 raste, ose 14.2 për qind, siç njoftoi të... -
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër -
Zvicra ka më pak viktima nga të nxehtit se vendet fqinje – por për sa kohë? -
Bllokimet në autostradat zvicerane u rritën ndjeshëm në vitin 2025 -
Ministri zviceran: Vala e të nxehtit është pasojë e ndryshimeve klimatike













