Kosova
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Serbia tani më shumë se kurrë më parë e kupton se Kosova është një shtet i pavarur, edhe pse ende nuk e njeh zyrtarisht.
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Kurti gjithashtu ka nënvizuar ndikimin e Rusisë në rajon përmes Serbisë.
“Nga katër fqinjët tanë, tre e njohin Kosovën. Vetëm Serbia mbetet pa njohje, por nuk do të zgjasë shumë. Ata tashmë e kuptojnë më qartë se kurrë që jemi shtet. Realiteti ka ndryshuar. Çfarë duhet të ndodhë është që ëndrra e tyre për kthim të mbetet e paarritshme. Po ashtu, ëndrra për një Perandori Ruse, e cila sot është Federata Ruse, nuk është e realizueshme. Perandoria Ruse nuk dëshiron fqinj të pavarur, por kjo është e pamundur,” tha Kurti në bisedën me ish-diplomatin britanik Rory Stewart.
Duke folur për situatën në veri të Kosovës, Kurti ka kujtuar se 5-10 vjet më parë nuk ka pasur liri për të folur shqip apo për të lëvizur lirshëm.
Ai shtoi se kjo është arsyeja për të forcuar solidaritetin brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Sipas tij, “Rusia synon t’i dobësojë të dyja, ndërsa Kina aspiron fuqinë e Shteteve të Bashkuara”.
Kurti gjithashtu nënvizoi se “çdo akt që destabilizon fqinjët tanë, ka ndikim negativ edhe mbi ne”.
“Kërcënimi kryesor për ne mbetet Rusia,” tha ai.
Duke komentuar mbi ndryshimet gjeopolitike, Kurti vuri në dukje se situata është e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme. Ai theksoi nevojën për bashkëpunim më të fortë brenda NATO-s dhe për krijimin e aleancave rajonale.
E-Diaspora
-
Në Berlin po vazhdon votimi fizik në Ambasadën e Kosovës Ambasadori Faruk Ajeti i pari që voton, qytetarët e regjistruar ftohen të ushtrojnë të drejtën e... -
Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih votimi po rrjedh i qetë dhe i mirorganizuar -
Zvicër
Ansambli “Trojet” do të prezantojë kulturën shqiptare në festivalin multikulturor të Kreuzlingenit -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata
Jeta në Zvicër
-
Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih votimi po rrjedh i qetë dhe i mirorganizuar Gjithçka po funksionon në mënyrë të përpiktë dhe të shpejtë. Kjo ishte edhe përshtypja e disa... -
Zvicër
Zvicra, gjiganti i fshehur i kafesë: Eksporton më shumë se çokollata dhe djathi së bashku -
Në Bern po mbahet “Innovation & Leadership Conference 2026”, bashkon inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm











