Lajme
Taksa e tranzitit në Zvicër një hap më afër zbatimit
Zvicra shqyrton vendosjen e taksës së tranzitit për shoferët e huaj
Zvicra është një hap më afër vendosjes së një takse tranziti për shoferët e huaj që kalojnë nëpër territorin e saj nga një shtet fqinj në tjetrin, përcjell albinfo.ch.
Pas muajsh debatimesh, kjo masë ka marrë miratimin e komisioneve përkatëse të Këshillit të Shteteve dhe Këshillit Kombëtar, duke hapur rrugën për diskutime të mëtejshme në nivel politik.
Sipas propozimit, taksa do të aplikohej për drejtuesit e mjeteve me targa të huaja që përdorin rrugët zvicerane vetëm për tranzit, pa pasur destinacion brenda vendit.
Megjithatë, Këshilli Federal i Zvicrës ka shprehur rezerva lidhur me zbatimin praktik të kësaj mase. Autoritetet theksojnë se një taksë e tillë do të kërkonte monitorim të gjerë të të gjitha pikave kufitare, gjë që do të sillte kosto dhe sfida administrative.
Për më tepër, vendosja e taksës së tranzitit do të kërkonte edhe ndryshime kushtetuese, çka nënkupton mbajtjen e një referendumi kombëtar, sipas procedurave ligjore në Zvicër.
Diskutimet pritet të vazhdojnë, ndërsa çështja po tërheq vëmendje të veçantë, sidomos për sektorin e transportit dhe për shtetet fqinje që përdorin rrjetin rrugor zviceran për tranzit./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë Gjermania po arrin gjithnjë e më shumë të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, por sfida... -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka më pak viktima nga të nxehtit se vendet fqinje – por për sa kohë? Sipas specialistëve, faktorë si sistemi cilësor shëndetësor, infrastruktura e mirë dhe masat parandaluese kanë ndihmuar që... -
Bllokimet në autostradat zvicerane u rritën ndjeshëm në vitin 2025 -
Ministri zviceran: Vala e të nxehtit është pasojë e ndryshimeve klimatike -
Sindikatat në Zvicër nisin betejën kundër ndryshimeve në pagën minimale -
Zvicra do të presë një vit për bilancin e viktimave nga vala e të nxehtit












