Kosova

Naim Murseli pyetet për sigurimin në Suedi, thotë se ai dhe Liridona kishin 65,000 € të hyra në vit

Gjykata refuzon propozimet e mbrojtjes për prova shtesë në rastin e Liridona Ademajt

Në restorant: Murseli tha se gjatë darkës me Liridonën dhe fëmijët nuk e ka parë Granit Plavën as në restorant, as jashtë, as makinën e tij. Ai mohoi çdo lidhje mes video-incizimeve që e tregojnë Plavën dhe ngjarjes, përcjell albinfo.ch.

Rreth armës:

• Revole e përdorur nga Plava sipas Murselit është blerë spontanisht nga Tom Dodaj.

• Ai tha se nuk kishte qëllim të blinte armën dhe nuk ka menduar kurrë të vriste gruan e tij.

• Murseli theksoi se asnjëherë nuk ka dashur armë dhe kjo dihet edhe nga familja Ademaj, përfshirë vëllain e Liridonës, Leonardin.

Rreth ngjarjes:

• Darka zgjati 30–45 minuta, pas së cilës Liridona nuk pranoi të shkonte në Prishtina Mall sepse ishte lodhur.

• Ai tha se blerja e armës ndodhi rastësisht gjatë një servisi për gomën e shpërthyer të veturës.

Marrëdhënia me Liridonën:

• Murseli dhe Liridona ishin fejuar në vitin 2010 dhe martuar më 11 dhjetor 2011, duke pasur dy fëmijë.

• Ai e përshkroi martesën si të lumtur dhe harmonike, pa ndarje apo konflikte.

• Leonard Ademaj, vëllai i Liridonës, nuk ka raportuar asnjë problem mes tyre.

Financat dhe jeta familjare:

• Kishin të ardhura të qëndrueshme nga një restorant dhe kompani pastrimi.

• Të ardhurat vjetore: Murseli ~45,000 €, Liridona ~20,000 €.

• Kishin polisë sigurimi jetësor dhe shtëpiak, si çdo qytetar suedez.

Mohimi i akuzave për marrëveshje kriminale:

• Ai mohoi kategorikisht ndonjë marrëveshje me Plavën ose Kokallën për vrasjen e gruas së tij.

• “Larg qoftë”, tha Murseli.

Në përgjithësi, Murseli theksoi se ngjarja ka ndodhur pa qëllim të tij, se marrëdhënia me Liridonën ishte e mirë dhe se nuk kishte motiv apo plan për krim.

Në seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj trupi gjykues ka refuzuar propozimet e mbrojtësve të të akuzuarve, Naim Murseli,Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava për plotësimin e procedurës së provave.