Kosova
Kurti fton investitorët francezë: Kosova e gatshme
Kurti në Ditën e Biznesit Francez: Kosova, partner i gatshëm për projekte të mëdha infrastrukturore
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të Ditës së Biznesit Francez, deklaroi se Kosova është e gatshme për partneritete të mëdha infrastrukturore dhe mbetet e hapur për investime serioze nga kompanitë ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e tij, Kurti e paraqiti Kosovën si një shtet të pavarur, të konsoliduar dhe me orientim të qartë evropian, duke theksuar stabilitetin institucional si një faktor kyç për bizneset. Sipas tij, ky stabilitet ofron siguri publike, parashikueshmëri dhe disiplinë fiskale, elemente që krijojnë një mjedis të favorshëm për investitorët.
Ai shtoi se qeveria ka punuar në forcimin e sundimit të ligjit, eliminimin e praktikave informale dhe krijimin e një tregu me konkurrencë të drejtë për kompanitë që investojnë dhe inovojnë.
Kurti gjithashtu theksoi se Kosova ofron një kornizë tatimore të thjeshtë dhe konkurruese, duke përmendur tatimin 10 për qind mbi fitimin e korporatave, mungesën e tatimit mbi dividendët, tatimin progresiv mbi pagat deri në 10 për qind, mungesën e doganave për makineritë prodhuese dhe mos-tatimin e eksporteve.
Ai përfundoi duke theksuar se këto politika synojnë të nxisin produktivitetin, punësimin formal dhe investimet në kapacitete moderne, duke i ftuar kompanitë franceze që kërkojnë projekte infrastrukturore ta shohin Kosovën si një destinacion të përshtatshëm për investim.
E-Diaspora
-
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm “Tradita” ngjitet në skenën e Stockholm-it me valle shqiptare... -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar












