Lajme
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para
Fqinji i familjes Ernest Çela ka rrëfyer për mediat italiane momentet e rënda pas ngjarjes tragjike ku katër anëtarë të kësaj familjeje humbën jetën mbrëmjen e 4 shkurtit në Porcari, në provincën e Lucca-s në Itali, transmeton albinfo.ch.
Në një prononcim për La Repubblica, i riu shqiptar tregoi se kishte hyrë në banesën trekatëshe të familjes së bashku me një të afërm të tyre, vëllain e kryefamiljarit, A.K., si dhe dy efektivë policie.
Sipas tij, në katin e dytë i gjetën viktimat të shtrira pa ndjenja, por me shenja jete, pasi në atë moment kishin ende puls dhe rrahje zemre.
Ernest Çela tregoi se situata u përkeqësua shpejt, pasi edhe i afërmi i familjes humbi ndjenjat, ndërsa edhe vetë ai filloi të ndiente marramendje dhe u detyrua të dalë jashtë. Ai shtoi se pasi u hapën dritaret, nga brenda banesës doli tym i bardhë, ndërsa dyshohet se në ajër kishte prani gazi ose një substance të ngjashme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












