Kosova
Bordi i Paqes pritet të mblidhet më 19 shkurt
Takimi i parë në Uashington për adresimin e konflikteve globale
Shtëpia e Bardhë po përgatit takimin e parë të liderëve të “Bordit të Paqes” të presidentit Donald Trump më 19 shkurt në Uashington, raporton media “Axios”. Ngjarja pritet të shërbejë edhe si konferencë për mbledhje fondesh për rindërtimin e Gazës, por detajet janë ende në faza të hershme dhe mund të ndryshojnë.
Takimi do të zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takojë Trumpin një ditë më herët, më 18 shkurt, në Shtëpinë e Bardhë. Administrata amerikane nuk ka bërë ende komente, raporton Reuters.
Trump lansoi Bordin e Paqes në fund të janarit, duke e prezantuar si një mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve globale. Megjithatë, iniciativa ka ngjallur shqetësime se mund të minojë rolin e OKB-së. Disa aleatë të ShBA-së në Lindjen e Mesme e kanë mbështetur, por shumë shtete perëndimore kanë treguar hezitim.
Në nëntor, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë për krijimin e një force stabilizimi në Gazë, ku që nga tetori është në fuqi një armëpushim i brishtë. Ekspertët e të drejtave të njeriut kanë kritikuar Bordin e Trump për mungesë përfaqësimi palestinez dhe ngjashmëri me struktura koloniale.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












