Sporte Luftarake
Distria Krasniqi, e artë në Grand Slam të Parisit
Distria ka mundur edhe kundërshtaren e saj të fundit, spanjollen Ariane Toro Soler, duke e rrëzuar me Ippon, në më pak se 10 sekonda
Kampionja e shumëfsihtë në xhudo, Distria Krasniqi e ka fituar edhe një medalje të artë. Kësj radhe në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Pasi kishte kaluar të gjitha barrierat deri në luftën për medalje të artë, Distria ka mundur edhe kundërshtaren e saj të fundit, spanjollen Ariane Toro Soler, duke e rrëzur me Ippon, në më pak se 10 sekonda.
Në saje të renditjes botërore, Krasniqi e kaloi raundin e parë si zakonisht pa ndeshje. Në raundin e dytë ajo ka mundur francezen Alicia Marques.
Në çerekfinale, Krasniqi u takua me brazilianen Larissa Pimenta, një përballje kjo mjaftë e vështirë. Megjithatë, xhudistja jonë fitoi pikë në kohën shtesë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, Krasniqi ishte dukshüem më e mirë se francezja Amandine Buchard, ku mori një pikë të hershme për ta ruajtur rezultatin deri në fund, ose ndryshe siç njihet “Yuko” në xhudo.
Në fund, në finale, ajo mundi spanjollen Ariane Toro Soler.
Me këtë fitore, Distria Krasniqi ka tashmë nëntë medaljes të Grand Slamit të Parisit.
Por, Kosova kësaj here nuk ka pasur fat me xhudistët e tjerë. Më së afërmi ishte Fationa Kasapi, e cila humbi në repesazh nga xhudistja e Koresë së Jugut Seyun Jang.
Përpos saj, një vendim i rrallë i ndodhi Laura Fazliut, e cila u diskualifikua së bashku me kundërshtaren Gili Sharir nga Izraeli, nga shkaku që shfaqën pasivitet.
As Akil Gjakova nuk arriti shumë pasi në raundin e dytë humbi nga italiani Manuel Lombardo. Për shkak të tre dënimeve, xhudisiti kosovar u diskualifikua.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh













