Kosova
Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi nderohen me pulla postare nga Posta e Kosovës
Alpinistet që ngritën flamurin e Kosovës në botë, tani në pulla postare
Posta e Kosovës, përmes sektorit të saj të Filatelisë, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri të pullave postare me titullin “Alpinistet e Kosovës – Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi”, transmeton albinfo.ch.
Ky emision i veçantë i kushtohet alpinizmit kosovar dhe rolit të grave që, me guxim, përkushtim dhe arritje historike, kanë ngritur emrin dhe flamurin e Kosovës në majat më të larta të botës.
Sipas njoftimit zyrtar, dy pullat postare paraqesin dy alpiniste kosovare të njohura ndërkombëtarisht. Uta Ibrahimi është bërë gruaja e parë nga Ballkani që ka ngjitur 14 majat mbi 8.000 metra, ndërsa Mrika Nikqi njihet si alpinistja më e re kosovare që ka prekur majat më të larta botërore, përfshirë edhe majen Everest.
“Me guxim, përkushtim dhe vizion, Uta dhe Mrika e kanë vendosur Kosovën në hartën globale të alpinizmit. Ato janë simbole të ambicies së pakufishme dhe dëshmi se ëndrrat e mëdha nuk njohin moshë”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
Ky emision filatelik vlerëson jo vetëm sukseset sportive, por edhe inspirimin që këto dy sportiste u ofrojnë brezave të rinj dhe gjithë komunitetit të alpinizmit. /Albinfo.ch




E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” Duartrokitje të gjata në Kolumbi për Baletin Kombëtar të Kosovës... -
Arriti nga Gjermania, arrestohet në Aeroportin “Adem Jashari” dhe dërgohet në burg -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Zvicër
-
Nis në Zvicër iniciativa për mbrojtjen e bletëve dhe insekteve polenizuese Aleanca e organizatave kërkon që mbrojtja e polenizimit të përfshihet në Kushtetutë... -
Zvicra mund të vendosë taksa për pakot nga platformat kineze online -
Pëllumbat “pushtojnë” Bazelin, qyteti shkon në referendum për t’i përgjysmua -
Zakonet e lëvizjes së zviceranëve ndryshojnë për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve -
SWISS anulon fluturimet nga Gjeneva drejt Prishtinës, Berlinit dhe Hamburgut













