Kriza në Ukrainë
Rutte: Rusia ka humbur 65 mijë ushtarë në dy muaj
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Rusia ka pësuar humbje të rënda gjatë muajve të fundit, duke theksuar se Moska “nuk po e fiton këtë luftë”.
Sipas tij, forcat ruse kanë humbur rreth 65 mijë ushtarë vetëm gjatë muajve dhjetor dhe janar teksa u shpreh se përparimet territoriale në rajonin e Donetsk dhe në zona të tjera janë minimale dhe pothuajse të parëndësishme krahasuar me koston e lartë njerëzore.
“Nëse ka një diktator në Moskë i gatshëm të bëjë këtë, atëherë kemi të bëjmë me dikë që është i gatshëm të sakrifikojë kaq shumë nga njerëzit e tij në këtë luftë. Duhet ta marrim këtë seriozisht, sepse kjo është sjellje e çmendur”, ka deklaruar ai, transmeton albinfo.ch.
Ai kritikoi gjithashtu vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të dërguar sërish një historian si përfaqësues në bisedimet e ardhshme në Gjenevë, duke thënë se ai pritet “t’u mbajë leksione ukrainasve për Suedinë apo çfarëdo tjetër”, në vend që të fokusohet në përparim konkret drejt zgjidhjes së konfliktit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











