Kosova
Konjufca nga Haga: Verdikti i Speciales të jetë në përputhje me lavdinë e UÇK-së
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar nga Haga se shpreson që verdikti i Gjykatës Speciale të jetë në përputhje me “historinë dhe lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, përcjell albinfo.ch.
Para fillimit të seancës të mërkurën, në ditën kur katërshja e UÇK-së do të thotë fjalët përfundimtare, Konjufca ka thënë se gjatë këtij procesi ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut, veçanërisht sa i përket të drejtës për një gjykim brenda një kohe të arsyeshme.
Sipas tij, procesi që ka zgjatur mbi pesë vjet ka përbërë “ndëshkim të padrejtë” për të akuzuarit, duke theksuar se ata janë mbajtur të izoluar dhe larg familjeve të tyre për më shumë se pesë vjet.
“Është dita e fundit e një procesi që zgjati shumë. Pretendojmë se është shkelur e drejta elementare e njeriut për t’u gjykuar në kohë të arsyeshme, e drejtë e garantuar me konventa ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Kosovës”, u shpreh ai.
Konjufca përsëriti qëndrimin kritik ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një gjykatë me fokus të njëanshëm ndaj UÇK-së.
“Lufta e popullit të Kosovës ishte luftë e drejtë, mbrojtëse dhe e pastër. Qëllimi i saj nuk ishte sulmi ndaj asnjë populli tjetër, por përballja me forcat serbe që kryen krime në Kosovë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë institucion”, deklaroi Konjufca.
Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi po akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale, lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ish-drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së i kanë mohuar të gjitha akuzat që u ngarkohen.
Në javën e shkuar e edhe të hënën është dhënë fjala përfundimtare nga palët. Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin, ndërsa mbrojtja lirimin pasi ka konstatuar se organi i akuzës nuk ka argumentuar me asgjë pretendimet e saj.
Gjatë ditës së sotme, katërshja e UÇK-së do të thotë fjalën e vet përfundimtare. Secili kanë nga 20 minuta kohë për deklarime.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














