Kosova

Fjala e fundit e prokurorisë dhe mbrojtjes në Gjykatën Speciale

Mbrojtja e Krasniqit besimplotë se ai do të shpallet i pafajshëm

Kundërpërgjigjet e tyre para trupit gjykues në Hagë sot i paraqitën edhe mbrojtja e Jakup Krasniqit, e cila tha se dëshmitë do të çojnë në atë që trupi gjykues të shpall të pafajshëm Krasniqin.

Avokati i Krasniqit, Aidan Ellis u shpreh besimplotë karshi gjyqtarëve në Hagë.

Ellis gjatë fjalës së tij para trupit gjykues hodhi poshtë pretendimet e ZPS se Jakup Krasniqi ishte epror i Bislim Zyrapit.

“Ne jemi besimplotë se kur të zbatoni dhe bëni këtë vlerësim dhe kur të shikoni dokumentet së bashku me dëshmitë e dëshmitarëve dhe kur të zbatoni me rigorozitet parimin e barrës së provës ju do të pajtoheni me argumentet e parashtruara prej nesh dhe kjo do të çojë në shpalljen e pafajshme të Jakup Krasniqit prej jush”, tha ai.

Përveç mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së sot trupit gjykues pas pushimit ë drekës do t’i drejtohen edhe vetë katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Avokati Roberts: Selimi të shpallet i pafajshëm

Geoffrey Roberts i cili përfaqëson Rexhep Selimin tha se klienti i tij duhet të shpallet i pafajshëm. Ai tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë “për të siguruar fajësinë e Selimit.

“Zoti Selimi duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij. Asnjë vendim tjetër nuk mund të justifikohet në bazë të provave që janë paraqitur në këtë çështje gjyqësore”, tha Roberts.

 

 Mbrojtja: ZPS-ja s’ka prova, Veseli të shpallet i pafajshëm

Avokati i Kadri Veselit, Dixon tha se nuk ka prova që Veseli ka marrë pjesë në të ashtuquajturën Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale.

“Edhe kur ndodhej në Kosovë, Veseli ka marrë pjesë në shumë pak takime dhe ka shkuar shumë rrallë në Shtabin e Përgjithshëm. Nuk ka komanduar ndonjë strukturë të inteligjencës apo askënd dhe nuk ka qenë aktiv në Drejtorinë Politike. Madje as anëtarësia në këtë drejtori nuk është vërtetuar”, tha ai.

Dixon kërkoi që trupi gjykues ta shpallë të pafajshëm Kadri Veselin, pasi që nuk  ka prova që e lidhin atë me krimet e pretenduara në atakuzë.

Avokati i Thaçit: Gjykatës ju lutëm shpallni pafajësinë, ZPS-ja nuk ka prova

Avokati i Thaçit: ZPS nuk ka prova kundër Thaçit, nuk paraqitën asgjë

Lluka Mishetiq  avokati  i ish presidentit Hashhimtha se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve, apo të ketë pasur rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.

“Konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë të prentenduar që shënjestronte kundërshtarët. ZPS të hënën nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime.”, tha Mishetiq duke shtuar se jo në mungesë të kohës ngase i kishin edhe 45 minuta kohë por nuk kishin përgjigje.

Ai tha se prokuoria dështojë të gjejë prova.

“Mbrojtja e di që  të bëni punën tuaj do të pranoni provat tona. ZPS është që nuk dëshiron të bënin punën tuaj, ata duan që jut ë bëni punën e  atyre. Ata duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin..Ata dështuan të gjenin prova”, tha Mishetiq.

Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar bëri “mëkat të madh”, pasi sipas tij, premtoi shumë, por nuk i mbështeti pretendimet me prova.

“Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë”, shtoi ai.

Mbrojtësi i viktimave: Nuk e kemi obligim të vërtetojmë akuzat ndaj të akuzuarve

Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, në fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj ish-krerëve të UÇK-së tha se nuk e kanë  obligim të vërtetojmë akuzat ndaj të akuzuarve.

“Nuk ka kusht ligjor që të vërtetojmë lidhjen mes Selimit dhe krimeve, në asnjë fazë të procesit. Ne sigurisht nuk jemi përpjekur të bëjmë lidhjen e krimeve dhe Selimit. Ne kemi paraqitur informacione dhe prova që kanë pësuar viktimat. Kjo kërkohet nga ne. Nuk është puna jonë të vërtetojmë akuzat ndaj Selimit, kjo është puna e Prokurorisë”, tha Laws.