Kosova
Nëna e argjentinases që u vra nga shqiptari: Clara e mori drejtësinë, faleminderit Kosovë
Nëna e argjentinases reagon pas dënimit të shqiptarit nga Kosova
Magdalena Urdangaray, nëna e Maria Clara Urdangaray, ka thënë se vajza e saj e mori drejtësinë dhe për këtë falënderoi institucionet e drejtësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 18 vjet burgim E.N për vrasjen e të dashurës argjentinase më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë.
Pas shpalljes së aktgjykimit të enjten, Magdalena u shpreh se gjithmonë kanë besuar në drejtësinë e Kosovës.
“Përkundër të gjitha vështirësive, ka qenë e vështirë nga fillimi për ta rikthyer… por ne gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë punën e prokurorit që gjithmonë është përpjekur ta zbulojë të vërtetën. Dhe sot e ka dëshmuar me të gjithë provat. Klara e ka marrë drejtësinë. Faleminderit Kosovë, faleminderit gjithë shoqërisë që na mbështetën”, ka thënë ajo në lot dhe duke mbajtur flamurin e Kosovës në duar.
Magdalena deklaroi se asgjë nuk mund t’i ngushëllojë për vdekjen e vajzës.
“Ajo vazhdon të jetë e vdekur, asgjë nuk mund të na ngushëllojë dhe ai vazhdon të jetojë. Vajza jonë mbeti e vdekur në formë më brutale”, përfundoi nëna e Claras.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”












