Muzikë
Nxënësit shqiptarë kremtojnë 18-vjetorin e Pavarësisë në Schwäbisch Gmünd
Festë dhe krenari për 18-vjetorin e Pavarësisë në Schwäbisch Gmünd
Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova, në Schwäbisch Gmünd u organizua një aktivitet festiv nga shkollat shqipe “Ardhmëria” dhe “Naim Frashëri” në Schorndorf, shkruan albinfo.ch.
Në ngjarje mori pjesë edhe diplomatja Shpresa Rama Iseni, e cila përgëzoi organizatorët dhe nxënësit për përkushtimin e tyre dhe nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, sidomos për brezat që rriten jashtë atdheut.
Nxënësit dhuruan këngë dhe recitime plot emocion, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe krenare, ndërsa mësueset Egzona Mustafa dhe Shkurte Krasniqi u vlerësuan për organizimin e shkëlqyer të festës.
Në përmbyllje u bë thirrje që prindërit të vazhdojnë të mbështesin mësimin plotësues të gjuhës shqipe, duke regjistruar fëmijët e tyre në këto shkolla, për të ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar brez pas brezi./Albinfo.ch.

Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Forum leximi dhe diskutimi për plakjen në Zvicër dhe Shqipëri Një projekt kërkimor pjesëmarrës i realizuar nga Berner Fachhochschule (BFH) po sjell në qendër të vëmendjes... -
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan -
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në trafikun ajror janë rritur me 20% në Zvicër Numri i aksidenteve të raportuara në aviacionin civil zviceran u rrit me rreth 20% në vitin... -
Zvicër: Një pickim blete apo grenze mund të kthehet në emergjencë -
Çfarë ndryshon në Zvicër nga 1 qershori? Hyn në fuqi një sërë rregullash të reja -
A duhet të përgatitet Zvicra për një thatësirë të rëndë këtë verë? -
Emocion prekës në Zvicër: Një zemër gjigante në qiell për Zvicrën pas humbjes në finale












