Muzikë
Bebe Rexha vlerëson “Çike Çike”: Kënga në shqip si simbol krenarie për rrënjët e saj
Bebe Rexha: “Jam krenare që jam shqiptare”, historia pas këngës “Çike Çike”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka prezantuar projektin e saj më të ri “Çike Çike”, kënga e dytë nga albumi i ardhshëm “Dirty Blonde”. Por përtej ritmit energjik dhe bashkëpunimit me producentë të njohur, ajo që e bën këtë projekt të veçantë është përfshirja e vargjeve në gjuhën shqipe, transmeton albinfo.ch.
“Çike çike, luje belin çike, ti je një bombë, bombë atomike”, janë disa nga rreshtat që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.
Vetë artistja ka treguar se ideja për titullin erdhi spontanisht, sapo dëgjoi linjën e basit të krijuar nga DJ Snake. Sipas saj, shprehja “Çike Çike” është një zhargon nga fëmijëria, mënyra si thuhej “hej vajzë, hej”, dhe sapo e vendosi mbi beat, gjithçka u ndje natyrshëm.
Rexha thekson se gjatë rritjes në SHBA shpesh është ndjerë nën presion për t’u përshtatur me modelin “all American”, por me kalimin e viteve ka kuptuar se pikërisht identiteti i saj shqiptar është forca më e madhe.
“Jam shumë krenare që jam shqiptare. Gjërat që më bënin të ndihesha ndryshe, sot i konsideroj superfuqinë time”, është shprehur ajo, duke shtuar se ky album flet për të qenë vetvetja pa kërkuar falje.
“Çike Çike” vjen pas këngës “I Like You Better Than Me”, ndërsa albumi “Dirty Blonde” pritet të përmbajë 13 këngë në total. Artistja ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të eksplorojë edhe më shumë elemente nga kultura dhe rrënjët e saj shqiptare./ Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët Deklarata e Merzit për orët e punës në Zvicër vihet në pikëpyetje... -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë -
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane?












