Muzikë
Filharmonia e Kosovës prezantohet me sukses në Vjenë
Në Vjenën e njohur si qyteti i muzikës, është mbajtur një koncert i suksesshëm i Orkestrës Harkore të Filharmonia e Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.
Koncerti u organizua në bashkëpunim me Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri dhe u zhvillua në Haus der Industrie, duke shënuar një moment historik – prezantimin e parë të Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin austriak.
Programi artistik përfshiu vepra nga Felix Mendelssohn, Drinor Zymberi dhe Valton Beqiri. Në këtë mbrëmje performuan edhe sopranot Arta Jashari dhe Zana Abazi – Ramadani, të cilat u mirëpritën nga publiku.
Mbrëmja u prit me entuziazëm nga të pranishmit dhe u realizua në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke dëshmuar rolin e rëndësishëm të kulturës si urë lidhëse mes Kosovës dhe Austrisë.
Më shumë foto nga Arben Llapashtica:
E-Diaspora
-
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën Deputeti i ardhshëm në Parlamentin Federal të Zvicrës, Arbër Bullakaj, e cilësoi vizitën në Prishtinë si... -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi -
Zvicër
Cendrine Berisha, nga Zvicra drejt botës së modës -
“MeGaherz” – Spitex me zemër për familjet në Zvicër -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps
Jeta në Zvicër
-
Pilotët e Lufthansës vazhdojnë grevën Pilotët e Lufthansa vazhduan grevën të premten. Kompanitë Lufthansa, Lufthansa Cargo dhe Lufthansa CityLine i hoqën... -
Të dhënat e gazetarëve mund të përdoren për të hetuar vetëvrasjen e dyshimtë në Zvicër -
Sa shpejt mungesa e karburantit për avionë mund të anulojë fluturimet në Evropë? -
Votimi elektronik autorizohet në tre kantone për votimin e 14 korrikut -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërmerr veprime për rritjen e çmimeve të karburantit?















