Lajme
Dy të lënduar nga shpërthimi i eksplozivëve në Zvicër
Dëme të konsiderueshme materiale pas një shpërthimi aksidental pranë Cyrih, gjatë asgjësimit të qindra kilogramëve eksploziv
Dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe disa ndërtesa janë dëmtuar këtë javë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi gjatë përpjekjes për asgjësimin e disa qindra kilogramëve eksplozivë, njoftoi policia zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ngjarja ka ndodhur në një objekt rural për trajtimin e eksplozivëve dhe për trajnime të sigurisë nga zjarri, rreth 15 kilometra në perëndim të Cyrih, në komunën Illnau-Effretikon.
Sipas një deklarate të Policisë Kantonale të Cyrihut, pak pas orës 13:00 një kompani private e specializuar për prishje kishte nisur procesin e asgjësimit të disa qindra kilogramëve eksplozivë në qendrën testuese dhe trajnuese Tatsch.
Eksplozivët, të cilët parashihej të digjeshin në mënyrë të kontrolluar, shpërthyen papritur. Si pasojë u krijua një krater me diametër disa metra, ndërsa vala goditëse shkaktoi dëme të konsiderueshme në disa ndërtesa dhe strehimore brenda kompleksit.
Dy punonjës të kompanisë pësuan lëndime të lehta dhe morën trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.
E-Diaspora
-
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo Isabel Eve ngjitet në skenën prestigjioze të Arena di Verona në një event të prezantuar nga... -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money” -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation -
Amerikë
Albani, Albana dhe Arta – tre të rinj shqiptarë me sukses akademik në SHBA -
SHQIPËRIA NË ORËN E GJENEVËS: FATI DIELLOR I AMARILDO PILOS
Jeta në Zvicër
-
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation Themeluesi i kompanisë ajrore GP Aviation, e njohur për fluturimet ndërmjet Kosovës dhe vendeve evropiane, është... -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027













