Muzikë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin trashëgiminë shqiptare në skenën e Universitetit të Kulturave në Gjenevë
Université des cultures de Genève organizon koncert me Arbëreshët e Kalabrisë në Gjenevë
Université des cultures de Genève ka njoftuar organizimin e një koncerti të veçantë kushtuar kulturës arbëreshe të Kalabrisë, i cili do të mbahet më 7 mars 2026 në Gjenevë, shkruan albinfo.ch.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë aktivitet do të interpretojë grupi muzikor “Okarina” nga Gjeneva, si dhe dy grupe të njohura arbëreshe nga Italia: “Gjaku i Arbërit” nga Frascineto dhe “Këngëtarët e Motit” nga zona Lungro–Firmo në Kalabri.
Koncerti “Les Arbëresh de Calabre” synon të promovojë trashëgiminë kulturore, muzikën tradicionale dhe identitetin e komunitetit arbëresh, i cili prej shekujsh ruan gjuhën dhe zakonet shqiptare në jug të Italisë. Programi përfshin këngë arbëreshe dhe këngë qytetare, duke sjellë një ndërthurje të traditës me elemente artistike bashkëkohore, shkruan tutje albinfo.ch.
Ngjarja do të zhvillohet në Sallën du Môle në Gjenevë, me hapjen e dyerve nga ora 18:00, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar edhe pjesë shoqëruese me bar dhe momente bashkëbisedimi për pjesëmarrësit.
Ky koncert përbën një mundësi të rëndësishme për të forcuar lidhjet mes komunitetit shqiptar dhe publikut ndërkombëtar në Gjenevë, duke promovuar vlerat kulturore dhe historike të arbëreshëve të Kalabrisë./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin
Jeta në Zvicër
-
Kolonë 13 kilometra në hyrjen veriore të tunelit të Gotthardit Trafiku drejt jugut mbetet i rënduar, me pritje që tejkalojnë dy orë e gjysmë... -
Rezervuarët e Zvicrës në nivelin më të ulët në dy dekada -
Një kosovar 14-vjeçar arrestohet pas vjedhjes me thyerje në Wettingen -
Instruktorët vullnetarë u mësojnë azilkërkuesve të notojnë -
A mund t’ju kërkojë një punëdhënës zviceran ta dëshmoni se nuk keni probleme me borxhet?













