Bota
Dita e tretë e sulmeve në Lindjen e Mesme me shumë raketa dhe dronë nga Irani
Banorët raportuan shpërthime të fuqishme dhe sirena alarmi
Një valë e re sulmesh me raketa dhe dronë nga Irani u raportua gjatë orëve të fundit në disa qytete të Lindjes së Mesme.
Sipas raportimeve të agjencive Reuters dhe AFP, kryeqytetet Doha dhe Manama – respektivisht në Katar dhe Bahrejn – si dhe Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Erbili në Rajonin Kurd të Irakut, ishin caqe të sulmeve të reja ajrore.
Banorët raportuan shpërthime të fuqishme dhe sirena alarmi, transmeton albinfo.ch.
Nuk është ende qartë nëse shpërthimet janë shkaktuar nga goditjet direkte të raketave dhe dronëve, apo nga ndërhyrja e sistemeve të mbrojtjes ajrore që i kanë goditur dhe shkatërruar ato.
Me një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara, Bahrejni, Jordania, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dënuan fuqishëm “sulmet e papërgjegjshme me raketa dhe dronë të Iranit ndaj territoreve sovrane në rajon”.
“Këto sulme pa bazë shënjestruan territore sovrane, rrezikuan popullsinë civile dhe dëmtuan infrastrukturën civile”, thuhet në deklaratë.
Më herët, edhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, i udhëhequr nga Arabia Saudite, dënoi Teheranin për sulmet ndaj shteteve anëtare dhe theksoi “të drejtën për të reaguar” ndaj këtyre veprimeve.
Ky këshill përfshin: Arabinë Saudite, Katarin, Omanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin dhe Kuvajtin.
E-Diaspora
-
Lisjeta Thaqi, e para në botë në konkurrencën e femrave në paragllajd Nën drejtimin e Federatës Aeronautike të Kosovës, ky rezultat dëshmon se Kosova tashmë është një forcë... -
Turizmi i Kosovës do të promovohet në panairin “ITB Berlin 2026” në Gjermani -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Gjermani
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach
Jeta në Zvicër
-
Ekonomistët parashikojnë që normat zero të interesit zvicerane do të mbeten për “vite” Normat zero të interesit, të vendosura nga Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) në qershor 2025, pritet të... -
Çfarë është taksa e transmetimit në Zvicër? -
Zvicra “thellësisht e alarmuar” për situatën në Lindjen e Mesme -
Preferencat e votuesve zviceranë përforcohen përpara votimeve të marsit -
Guy Parmelin thirrje për solidaritet në ditën botërore të të sëmurëve














