Lajme
Lisjeta Thaqi, e para në botë në konkurrencën e femrave në paragllajd
Nën drejtimin e Federatës Aeronautike të Kosovës, ky rezultat dëshmon se Kosova tashmë është një forcë serioze në skenën ndërkombëtare të paragllajdit
Pilotja e jashtëzakonshme Lisjeta Thaqi ka arritur sukses duke u renditur e para në botë në konkurrencën e femrave, një arritje që e vendos Kosovën në majën e paragllajdit botëror.
Ky triumf nuk është vetëm një fitore personale, por një fitore për gjithë sportin e Kosovës, komunitetin e aviacionit sportiv dhe për të gjithë ata që besojnë në punën, disiplinën dhe ëndrrat e mëdha, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Ky sukses historik vjen nën udhëheqjen e trajnerit të saj, rekordmenit botëror dhe evropian Fanol Shala, i cili me përkushtim, përvojë dhe vizion ka ndërtuar një ekip kampionësh që sot po shkruajnë histori.
Nën drejtimin e Federatës Aeronautike të Kosovës, ky rezultat dëshmon se Kosova tashmë është një forcë serioze në skenën ndërkombëtare të paragllajdit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë Tirana është renditur në qytetin e dytë më të shtrenjtë në Evropë, teksa një familje, me... -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë











