Lajme
Tragjedi tjetër në Mesdhe, 40 emigrantë të vdekur
Rreth 40 refugjatë kanë vdekur në një anije peshkimi në ujërat e Mesdheut në përpjekje për të ardhur në Itali
Ujërat e Detit Mesdhe janë shndërruar një varrezë të pafund për refugjatët aziatikë dhe afrikanë, të cilët në përpjekje për një jetë më të mirë po e gjejnë vdekjen. Raportohet se vetëm brenda 24 orëve, rreth 40 refugjatë kanë vdekur në një anije peshkimi në ujërat e Mesdheut në përpjekje për të ardhur në Itali.
Sipas informatave të para, viktimat dyshohet se kanë vdekur nga asfiksia, në hambarin e një anijeje peshkimi, ku ishin bllokuar në përpjekjen e tyre për ta kaluar në Evropë..
Viktimat, sipas të gjitha gjasave, kanë vdekur nga tymi i liruar nga djegia e karburantit, ndërkohë që është vërejtur një vrimë e madhe, nga e cila është mbushur me ujë hambari i anijes, ka treguar kapiteni i anije shpëtimi Italiane.
Kjo anije u ka dalë në ndihmë personave që gjendeshin në anijen që kishte nisur të fundosej.
Komandanti Massimo Tozzi ka theksuar se anëtarët e ekuipazhit të tij kanë gjetur trupat e viktimave “të mbytur në ujë, karburant e jashtëqitje njerëzore në hambar”.
Admirali Pierpaolo Libuffo, shef i operacioneve të shpëtimit të marinës italiane, ka njoftuar në televizionin italian se 312 të mbijetuar, në mesin e tyre 45 gra e tre fëmijë, janë shpëtuar dhe janë në duar të sigurta.
Anija e peshkimit është vërejtur rreth orës 7:00 nga një helikopter i Marinës nja 21 milje në veri të brigjeve libiane, në jug të ishullit italian Lampedusa.
Trupat e shtatë imigrantëve janë transferuar në anijet e shpëtimit dhe nja tridhjetë të tjerë gjenden akoma në hambar, ka shtuar ai. Anija e peshkimit është rimorkuar në drejtim të ishullit Lampedusa, raportojnë mediat shqitare.
Imigrantët, të cilët kanë mbërritur në Itali, kanë treguar se trafikantët që veprojnë në Libi kërkonin ndërmjet 1.200 dhe 1.800 dollarë për person për një vend në pjesën e hapur të anijes. Çmimi është përgjysmë për ata që pranojnë të udhëtojnë duke u futur në hambar.
Të ngujuar në një hapësirë tejet të mbyllur, këta imigrantë klandestinë, rrezikojnë shumë të vdesin qoftë nga asfiksia, qoftë të mbyten nëse anija rrjedh ujë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor








