Lajme
SHBA dërgon në Britani aeroplanin bombardues që mund të bartë 24 raketa
Një bombardues amerikan, i cili mund të mbajë 24 raketa ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi Sekretari amerikan i Luftës paralajmëroi për një “rritje” të sulmeve ndaj Iranit.
B-1 Lancer, i gjatë rreth 44.5 metra, ka një hapje krahësh prej rreth 41.7 metra, peshon 86 tonë dhe është bombarduesi më i shpejtë i Forcave Ajrore të SHBA-së, sipas Boeing, duke arritur shpejtësi mbi 900 milje në orë (rreth 1,450 km/h), raporton skynews, transmeton albinfo.ch.
“The Bone” ka sisteme të avancuara radari dhe GPS për të goditur objektivat, si dhe pajisje elektronike për bllokimin e sinjaleve, paralajmërime radari dhe një sistem mashtrimi për të shmangur zbulimin nga armiku.
B-1 është përdorur në Siri, Libi, Afganistan dhe Irak, drejtohet nga një ekuipazh prej katër personash dhe mund të mbajë deri në 34 tonë armë dhe pajisje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Gjermani
I riu nga Kosova, Adrian Simnica, mban fjalim në Bundestagun Gjerman -
Fatlume Bunjaku bëhet anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit -
Numërimi i votave të para nga diaspora ia shton një ulëse VV-së
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale do të vendosë për kufizimin e shpejtësisë në Cyrih Një banor kundërshton vendosjen e kufizimit prej 30 km/h në një segment rrugor në Männedorf, ndërsa... -
Zvicra planifikon rregulla më të ashpra për dëbimin e kriminelëve të huaj -
Zvicra miraton ligjin për falimentim personal: qytetarët e mbi-borxhuar mund të lirohen nga borxhet pas 3 vitesh -
Kriza e thellë e Cremo-s: paralajmërime se rënia e saj mund të tronditë gjithë industrinë e qumështit në Zvicër -
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt”










