Ekspozita
Bernë: Ekspozita e fotografive që sjell historinë dhe kujtesën e Prekazit
Ekspozita e Sefer Aliçkajt “Prekazi dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare” hapet për herë të parë në Zvicër në kuadër të manifestimit “Kurora e Lirisë”
Në kuadër të manifestimit përkujtimor dhe kulturor “Kurora e Lirisë”, që do të mbahet në Bernë, më 14 mars do të hapet për herë të parë në Zvicër ekspozita fotografike e autorit Sefer Aliçkaj, me titull “Prekazi – dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare”.
Ekspozita sjell përmes fotografisë historinë dhe kujtesën e Prekazit, si dhe sakrificën e Familjes Jashari, duke paraqitur momente të pavdekshme, vende dhe simbole që janë bërë pjesë e ndërgjegjes historike dhe emocionale të popullit shqiptar. Përmes këtyre fotografive, publiku do të ketë mundësinë të afrohet më pranë përjetimit të një prej ngjarjeve më domethënëse të historisë sonë kombëtare.
Datat 5, 6 dhe 7 mars për kombin tonë janë më shumë se një rikujtim i sakrificës së 64 dëshmorëve të rënë në Prekaz në vitin 1998. Ato janë simbol i qëndresës, i unitetit dhe i vendosmërisë që dëshmojnë çmimin e lirisë.
Përmes 36 fotografive, autori Sefer Aliçkaj na sjell më pranë atdheut, duke e sjellë në zemër të mërgatës shqiptare Prekazin emblemë, në të katër stinët dhe në të gjitha kohërat, si simbol të sakrificës së brezave të Familjes Jashari, e cila i dha vulën e lirisë së ëndërruar me shekuj Republikës së Kosovës.
Hapja e ekspozitës do të bëhet në orën 13:00, në prani të autorit Sefer Aliçkaj, i cili vjen posaçërisht nga Prekazi për këtë rast.
Kjo ekspozitë është pjesë e programit të manifestimit “Kurora e Lirisë”, një aktivitet përkujtimor dhe kulturor që bashkon shoqata kulturore, artistë dhe përfaqësues të mërgatës shqiptare në Zvicër dhe nga Kosova, për të nderuar sakrificën sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.
Ekspozita do të mbahet edhe neser më 8 mars në Firenze të Italisë në Manifestimin Kushtrimi i lirisë, që është poashtu një ngjarje përkujtimore kushtuar sakrificës sublime të familjes Jashari.
Sakrifica sublime e Familjes Jashari na obligon të jemi bashkë si kujtesë e gjallë e lirisë.
Këshilli Organizues i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër, së bashku me autorin e kësaj ekspozite, Sefer Aliçkaj, ju mirëpresin me respekt të shtunën, më 14 mars, nga ora 13:00, në:
Kursaal Arena
Kursaal Bern AG
Kornhausstrasse 3
3013 Bern, Zvicër
Mirë se vini!
E-Diaspora
-
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit Vaxhid Sejdiu, bashkëkryetar i LAPSH “Naim Frashëri” – Zvicër uron për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit... -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë -
Ida Jashari dhe përkushtimi për ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët në Zvicër -
Dita e Inxhinierëve në EPFL bashkon studentët shqiptarë dhe profesionistët në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra pjesëmarrës në grevën feministe në Lozanë dhe në Cyrih Disa gra të maskuara sulmuan stacionet e tramvajit në Cyrih. Të tjera varën litarë nëpër shina.... -
Ylfete Fanaj hapi zyrtarisht stacionin e policisë në Ebikon -
Asnjë fluturim special: Ndalohen fluturimet e reja zvicerane nga Omani -
Pse kartëmonedhat zvicerane ndryshojnë kaq shpesh -
Spitalet zvicerane po përballen me një situatë të tensionuar














