CH-Ballkani
Austria kërkon ndihmë nga BE-ja për trajtimin e azilkërkuesve
Austria ka kërkuar nga Brukseli ndihmë emergjente prej 5.4 milionë eurosh për të kapërcyer problemin e valës gjithnjë në rritje të azilkërkuesve.
Fondet të kërkuara nga Bashkimi Evropian (BE) do të përdoren për të financuar furnizimin me ushqime, sqaroi ministri i brendshëm austriak Karl-Heinz Grundbek.
Në mënyrë të veçantë bëhet fjalë rreth akomodimit dhe furnizimin me ushqime të aplikantëve për azil.
Eurokomesari, Dimitris Avramopulos tha se kërkesa austriake do të analizohet nga një bord i pavarur dhe tha se ai shpreson se fondet këtë muaj dhe do të sigurohen për Austrinë, tranmsetojnë mediat në Vjenë.
Përveç Austrisë edhe Hungaria kërkoi ndihmë në vlerë prej tetë milionë eurosh në Bruksel ndërsa Greqia ka paralajmëruar do të kërkojë fonde shtesë nga Bashkimi Evropian.
Austria këtë vit do të ballafaqohet me 80 mijë azilkërkues ngase numri po rritet vazhdimisht i refugjatëve që kryesisht vijnë rrugëve të Ballkanit.
E-Diaspora
-
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër Diplomatë shqiptarë dhe përfaqësues të diasporës mbështesin studimin e fizibilitetit për krijimin e një hapësire të... -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim 20 nga 26 kantone kanë rezultate më të mira se sa pritej, por rritja strukturore e... -
SHBA vendos tarifë prej 15% për produktet farmaceutike zvicerane -
Vazhdon kaosi i trafikut para tunelit Gotthard, kolonat shkaktojnë frustrim te udhëtarët -
Banorët e Gjenevës do të votojnë për kufizimet e shpejtësisë në rrugët e kantonit -
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat











