Shqipëria
Shqipëria pjesë e “Best Tourism Villages 2026”, Gonxhja: Fshatrat tanë janë thesar i identitetit kombëtar
Ministri i Turizmit thotë se iniciativa e Organizatës Botërore të Turizmit promovon zhvillimin e qëndrueshëm dhe fuqizimin e komuniteteve lokale.
Shqipëria është bërë sërish pjesë e iniciativës ndërkombëtare “Best Tourism Villages 2026”, të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila vlerëson fshatrat që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm, ruajnë trashëgiminë kulturore dhe mbështesin ekonominë lokale, transmeton albinfo.ch.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se kjo nismë promovon modelet e turizmit rural që ruajnë identitetin lokal dhe fuqizojnë komunitetet.
Sipas Gonxhjes, Shqipëria vazhdon të dëshmojë se fshatrat e saj përbëjnë një pasuri të çmuar të identitetit kombëtar.
“Me trashëgiminë e saj të pasur kulturore materiale dhe jomateriale, peizazhet e mrekullueshme natyrore, traditat e gjalla dhe mikpritjen autentike, Shqipëria vijon të dëshmojë se fshatrat e saj janë një thesar i identitetit kombëtar dhe një nga asetet më të çmuara të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm”, u shpreh ministri.
Ai shtoi se përmes kësaj iniciative, Shqipëria prezanton denjësisht vlerat e saj në një nga programet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e turizmit rural dhe të qëndrueshëm./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj Ndërsa shifrat janë ende nën ato të viteve 2022 dhe 2023, ato janë tashmë mbi ato... -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda -
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë












