Zhvillim
Luksemburg : Më së shumti kërkesa azili nga Kosova
Që nga fillimi i këtij viti, 650 persona kanë aplikuar për azil në Luksemburg, ose 114 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kosovarët përfaqësojnë pothuajse një të katërtën, të ndjekur nga shqiptarët e Shqipërisë, malazezët dhe sirianët. Statusi i refugjatit duket të jetë pranuar më shumë se në vitet e mëparshme.
Me tashmë 650 kërkesa ndërmjet 1 janarit dhe 31 korrikut, numri i azilkërkuesve në Luksemburg në vitin 2015 duhet të lehtë të kalojë atë të viteve 2013 dhe 2014 (respektivisht 1070 dhe 1091), por ai do të mbetet edhe më tutje poshtë majave të arritura në 2011 dhe 2012 (mbi 2000 kërkesa).
Kosova mban vendin e parë të vendeve të origjinës në vitin 2015, me 154 aplikantët deri më 31 korrik, kundër 67 kanë qenë nga Shqipëria, nga Mali i Zi 58, dhe 57 nga Siria, 41 nga Bosnjë e Hercegovina dhe 35 nga Serbia.
Më së shumti azilantët vijnë nga vendet e Ballkanit, një konstante që po vazhdon për vite me radhë. Marsin e kaluar, Ministri Jean Asselborn pati thënë se ishte “duke biseduar me Kosovën dhe Malin e Zi për të rritur ndërgjegjësimin atje dhe për t’u treguar atyre se nuk ka kuptim që të vijnë të kërkojnë azil në Luksemburg, meqë ata vijnë nga një shtet i konsideruar i sigurt “dhe për këtë arsye ata nuk kanë të drejtë për azil.
Është e rëndësishme të kuptohet se aplikimi nuk do të thotë pranim. Larg nga ajo. Kështu që nga 801 aplikacione të përpunuara që nga fillimi i vitit (dhe të depozituara kryesisht në vitin 2014), vetëm 103 personave u është dhënë statusi i refugjatit (pra vetëm 13% janë pranuar).
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë Nëse propozimi për të ulur imigracionin pranohet nga votuesit zviceranë, ndryshimi demografik pasues do të ndikojë... -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen












