CH-Ballkani
Gjermani: Azilkërkuesit nga Ballkani nuk kanë asnjë shans
Statistikat evropiane tregojnë se Gjermania është vend shumë i ndryshëm nga vendet tjera evropiane. Për shembull Italia, vitin e kaluar janë pranuar gjysma e kërkesave për azil që kanë ardhur nga shqiptarët (70 nga 140 aplikantë).
Franca ka pranuar 9.5 për qind të 5840 personave nga Shqipëria që kishin fituar azil. Në Britani 17.8 për qind. Luksemburgu, Hungaria, Finlanda dhe Holanda nuk kanë pranuar asnjë azilkërkues.
Zvicra, e cila është e njohur për referendumet kufizuese, ka pranuar 11.7 për qind të kërkesave të shqiptarëve, të cilët kërkuan statusin e azilit, 37 për qind të serbëve dhe 41 për qind të kosovarëve, raporton «Der Tagesspiegel», përcjell albinfo.ch.
Politikani i Partisë së Gjelbër në Gjermani, Volker Beck, mendon se sidomos komuniteti i romëve ka më shumë arsye për t’u larguar.
Në Serbi, sipas të gjelbërve gjermanë, jetojnë pa letra shumë romë nga Kosova.
Ndër vendet e origjinës me më së shumti kërkesa për azil në Gjermani janë pesë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Të paktën kështu thonë statistikat për gjysmën e parë të 2015-ës. Siria figuron në krye të listës, me 34.428 kërkesa për azil. Por, tashmë në vendin e dytë figuron me 31.400 këkesa për azil Kosova, e ndjekur nga Shqipëria (22.209 këkesa) dhe Serbia (15.822). Kjo pasohet nga Iraku, Afganistani, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina, Eritreja dhe Nigeria.
Shkalla e pranimit për refugjatë nga vendet e Ballkanit Perëndimor është shumë e ulët në Gjermani, në mënyrë të konsiderueshme më e ulët se mesatarja e BE-së, shkruan „Der Tagesspiegel”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














