Lajme
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus”
Turneu në shqip do të fillojë në ora 12:00, ndërsa takimi me pjesëmarrësit do të bëhet në Foyer të Löwenbräukunst, në adresën Limmatstrasse 270
Më 21 mars 2026, nga ora 11:00 deri në 18:00, në Löwenbräukunst në Cyrih do të mbahet eventi kulturor “Löwenbräukunst Offenes Haus”, që ofron turne të udhëhequra nëpër ekspozita në disa gjuhë të ndryshme.
Në kuadër të këtij programi, artisti Artan Islamaj do të udhëheqë një turne në gjuhën shqipe, duke prezantuar ekspozitat dhe duke ndarë pikat kryesore të tyre me vizitorët. Turneu në shqip do të fillojë në ora 12:00, ndërsa takimi me pjesëmarrësit do të bëhet në Foyer të Löwenbräukunst, në adresën Limmatstrasse 270, transmeton albinfo.ch.
Fokusi i këtij eventi është prezantimi i ekspozitave përmes turneve të udhëhequra në 11 gjuhë të ndryshme, ku mediatorë të artit prezantojnë veprat dhe ndajnë perspektivat e tyre personale në gjuhën amtare. Përveç shqipes, turne do të zhvillohen edhe në portugalisht, spanjisht, ukrainisht, rusisht, mandarin/kantonisht, italisht, arabisht, anglisht dhe tamil, si dhe një turne gjithëpërfshirës për ekspozitat.
Për herë të parë këtë vit janë përfshirë edhe turne në gjuhën shqipe dhe serbo-kroate, si dhe një turne i veçantë për arkitekturën dhe historinë e ndërtesës.
Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë gjithashtu një program të larmishëm aktivitetesh, duke përfshirë një performancë vallëzimi në bashkëpunim me studentët e Universitetit të Arteve në Cyrih, një punëtori për skulptura prej letre, një workshop kreativ Maltisch, si dhe një diskutim të rrumbullakët me Black Stammtisch mbi temën e solidaritetit.
Të gjitha ekspozitat dhe aktivitetet janë falas dhe nuk kërkohet regjistrim paraprak për pjesëmarrje.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë Tirana është renditur në qytetin e dytë më të shtrenjtë në Evropë, teksa një familje, me... -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë













